
Xhevahire Abazi ka shkruar sot dhe ka përkujtuar ditët kur Shqipëria i kishte hapur dyert për vëllezërit e saj nga Kosova të strehoheshin atje, shkruan Gazeta Mejdani.
Ajo ka thënë se dikur populli i Kosovës ia kishte mësyer tokave të Shqipërisë, për të gjetur strehë, ndërsa sot Kosova ka dërguar njësite të ushtrisë për ta ndihmuar popullin e Shqipërisë.
Ajo bënë lutje tek Zoti për ndihmë nga kjo sprovë e rëndë që e ka kapluar Shqipërinë.
Shkrimi i plotë në llogarinë e saj në Facebook:
Gjatë luftës ishin kolonat e popullatës kosovare që mësyen drejtë tokës së Shqipërise, për të gjetur strehim tek vëllezërit shqiptarë…
Sot kolonat e policisë së Kosovës në ndihmë vëllezërve shqiptarë.
E lus Allahun për ndihmë në këtë sprovë të tyre.
Do të dëshiroja të jem aty të ndihmojë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Nuk ka popull më solidarë se shqiptarët!/Gazeta Mejdani/

Discussion about this post