
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Rexhaj ka bërë publik gjashtë hapat e parë të qeverisjes së Vjosa Osmanit në arsim.
Së pari – do ta bëjmë Ministrinë e Arsimit funksionale.
Pas 10 vitesh keqmenaxhimi, abuzimi e maltretimi të personelit do të instalohet Menaxhimi i bazuar ne rezultate, Planifikimi i mirëfilltë dhe Vlerësimi i përformances i bazuar në punë e jo në preferenca personale, partiake e politike! Rezultatet e pëformancës reflektohen në pagë e në marrëdhënie të punës! Do të shikohet mundësia e anulimit të vendimit për ristrukturim që ka shkaktuar kaos, dyfishim të pozitave dhe prishje të raporteve ndërnjerezore me MASHT.
Së dyti – makinat e MASHT do të përdoren rreptësishtë dhe vetëm për punë. Nuk do të merret me qira makinë e shtrenjtë për ministrin nëse i ka tashmë dy makina në garazh. Makinat e tepërta do t’u jepen shkollave e zyrave te inspektoratit!
Së treti – ndërpriten udhëtimet e paarsyeshme. Në Shqipëri nuk do të udhëtojnë 300 recenzentë politik e partiak por personeli, mësimdhënësit dhe edukatoret e dalluar për të shkëmbyer përvojat me kolegët e tyre në Shqipëri e Maqedoni të Veriut!
Së katërti – stabilizim emergjent i departamentit të financave e prokurimit sipas standardeve evropiane.
Së pesti – zbatimi i një auditimi të mirëfilltë dhe përcjellja në prokurori e të gjitha lëndeve që janë në kundërshtim me ligjin – një për një!
Së gjashti – konsolidimi i inspektoratit në të gjitha nivelet. Punësohen 70 inspektorë të rinj në rajone! Rishikohet inspektorati në qendër!
Nesër: Arsimi profesional dhe Shkolla
Xhavit Rexhaj në listën e LDK-së, mban numrin 25.
Discussion about this post