
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, të cilin sot e ka bërë me dije emisari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.
“Serbia nuk është në pozicion që të refuzojë këtë takim, apo ndonjë tjetër”.
“Në negociata marrin pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, ka thënë Vuçiqi, raporton “B92”.
Nga këndvështrimi i amerikanëve, dy shtete të pavarura po marrin pjesë në negociata, ka thënë Vuçiqi, dhe kjo është sipas tij, “se si Brukseli na shikon neve”.
Presidenti serb është shprehur dyshues nëse udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të jenë në Uashington vetëm për çështjet ekonomike.
Sipas tij, Prishtina është e interesuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo të bashkëpunimi ekonomik.