
Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Vlora Jashanica, mori pjesë në tubimin e organizuar nga Iniciativa Qytetare e Fushë Kosovës ku morën pjesë edhe kandidatë të tjerë për deputetë nga ky koalicion.
Jashanica shpalosi prioritetet e saj në rast se qytetarët i besojnë mandatin e deputetes së Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se në angazhimin politik do të fokusohet në drejtësi, partneritet, përfshirje, zhvillim dhe unitet. Sipas Jashanicës, kjo kërkon një sistem politik e institucional në të cilin ne shërbejmë me llogaridhënie dhe transparencë.
“Për t’u jetësuar këto prioritete, kërkohet guxim, përkushtim dhe dije. Duhet theksuar që në kuadër të programit AAK-PSD janë paraparë një sërë vlerash dhe prioritetesh, përfshirë ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, zhvillimin social dhe mbrojtjen e integritetit personal të secilit qytetarë të Republikës së Kosovës. Koalicioni AAK-PSD tashmë vepron si ekip garues i cili demostron kombinimin e guximit, dijes dhe përkushtimit për të zbatuar programin qeverisës”, tha ajo.
Discussion about this post