Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
Mejdani

Video/ Qindra miliona euro vjedhje dhe humbje në Telekom, pas gjithë këtyre qëndron klasa politike e deritanishme. Storie të pabesueshme!

03/31/2021
39
SHARES
5.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Telekomi

Qytetarët e Kosovës mbrëmë kanë pasur rastin të dëgjojnë storie të pabesueshme rreth vjedhjeve dhe humbjeve në Telekomin e Kosovës, përcjell Gazeta Mejdani.

Në emisionin “Context” ATV, është biseduar gjerë e gjatë për këto vepra kriminale të bëra aty dhe ndaj ekonomisë së vendit.

Koordinatat mes klasës politike dhe njerëzve që i kanë akomoduar në Telekom, sipas asaj që dëgjohet në emision, kanë qenë të parapërgatitura dhe të qëllimshme për shkatërrimin e Telekomit. E gjithë, sipas panelistëve, për ta shembur deri në themel e pastaj për ta shitur sa më lirë.

Duke marrë pjesë në debat, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës për gjendjen në të cilën ndodhet sot Telekomi i Kosovës.

Ai ka folur në cilësinë kur ka qenë zëvendëskryetar i komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, gjersa ka hedhur akuza ndaj të gjithë drejtorëve që për vite kanë udhëhequr me këtë kompani. Zeka nuk e la pa e përmendur edhe atë se PDK së bashku me LDK-në i kanë koordinuar punët, parti këtyre të cilave më pastaj u kanë ndihmuar edhe Nisma dhe AAK-ja.

Sipas Zekës, pothuajse të gjithë drejtorët e PTK-së kanë qenë njerëz të PDK-së.

“Është një fakt i pamohueshëm që Partia Demokratike e Kosovës, publikisht, në mënyrën më transparente të mundshme në një marrëveshje sekrete të heshtur me LDK-në, të gjithë drejtorët prej Adnan Merovcit  deri te Etrur Rrustemi e Shyqri Haxha e drejtori tjetër ky i Vushtrrisë, Bedri Istrefi të gjithë i ka pasur njerëz të PDK-së,” – ka thënë Zeka.

Kjo deklaratë e tij e ka ngacmuar ish-kryeshefin ekzekutiv të Telekomit, Shyqyri Haxha i cili ka qenë në lidhje virtuale në “Context”. Ai i ka quajtur të paqëndrueshme deklaratat e Zekës gjersa ka hedhur poshtë mundësinë e të qenit pjesë e PDK-së.

“Milaim këto deklarata të cilat ju po thoni janë të paqëndrueshme, unë skam qenë asnjëherë pjesë e PDK-së, as nuk kam qenë anëtar i PDK-së, as nuk kam qenë vegël e PDK-së dhe jam i vetmi drejtor që kam pasur probleme me partitë që ka qenë në pushtet atë kohë, në fakt me dy partitë dhe ministrat e tyre,” – ka thënë Haxha.

Për më tepër, informacionet që dëgjohen në këtë emision, janë vështirë për tu besuar. Sipas gjithë asaj që thuhet aty, hajnitë, keqpërdorimet dhe humbjet e shkaktuara qëllimshëm janë orkestruar nga klasa politike e cila ka udhëhequr vendin deri në ditët e sotshme, e sidomos nga liderët politikë të partive në pushtet.

Në emision përmendet edhe ish-Ministri Besim Beqaj për të cilin u tha se ekonomisë së vendit i ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ajo që e bënë edhe më të pabesueshëm gjithë atë që dëgjohet aty, është konsitatimi i pjesëmarrësve në emision se kjo që ka ndodhur në Telekom, është vetëm 10%-shi i asaj që ka ndodhur në Trepçë dhe korporatat tjera poblike të vendit. Gjithandej nëpër Kosovë është keqpërdorur dhe është shkatërruar në mënyrë të organizuar dhe kronologjike.

Përgjatë emisionit, përmenden emra dhe mbiemra të ministrave dhe udhëheqsëve të ndryshëm politik që i kanë kryer këto krime ndaj ekonomisë së Kosovës./Gazeta Mejdani/

Debatin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:

ShareTweet

Related Posts

Vilë në Prishtinë, në Brezovicë, te Gjiri i Lalëzit. Porche, BMW, Q7, Maybach, pushime të shtrenjta dhe luks i shfrenuar. Humbesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka emër!

Vilë në Prishtinë, në Brezovicë, te Gjiri i Lalëzit. Porche, BMW, Q7, Maybach, pushime të shtrenjta dhe luks i shfrenuar. Humbesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka emër!

Kosnett-Konfiskimi

Kosnett për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Ka ardhur koha për veprim, ka kaluar koha e vetëm fjalëve!

Gjykata-Ferizaj

Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti!

Albin Kurti

VIDEO/ Kryeministri Kurti tregon se si do të bëhet konfiskimi i pasurisë së paligjshme!

Qeveria Kurti 2

Qeveria miraton koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme!

Korrupcioni

Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve!

Mos i humb

Qeveria Kurti 2
Kosovë

Të gjitha vendimet që i more sonte Qeveria Kurti!

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e vendosura dy...

Zabërxhë

Zabërxha, vendi ku organizohej qëndresa popullore për çlirimin e Kosovës!

Fadil Maloku

Godet profesori universitar: Kujdes, ‘fake news’-in e plasojnë karakteret e dobëta, kurse e konsumon publiku injorant!

Gurakuç Kuçi

‘Non paper’ i Sllovenisë: Një rrezik i madh për interesat shqiptare!

Murat Yesiltas

Marrëdhëniet Turqi-Libi!

Lajmi i Fundit

Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje!

Red Rain

Pija që ju bën më vigjilent në punë!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.