
Lëkundja e fundit e tërmetit me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter rënë pak më parë ka dëmtuar spitalin e Durrësit.
Në videon e publikuar nga BW shihet se të gjithë qytetarët, pacientët dhe mjekët kanë dalë jashtë.
Në video shihet se si hyrja e spitalit ka marrë dëmtime të konsiderueshme, ndërsa qytetarët të traumatizuar vijojnë të shkojnë në spital për të marrë ndihmën.
Policia ka vendosur në spital perimetrin e sigurisë, por pavarësisht kësaj mjekët vazhdojnë punën.
Discussion about this post