Reperi i skenës shqiptare, Arian Agushi i njohur si Gold AG, ditë më parë publikoi këngën e re të titulluar “Sokoli”.
Ky projekt, i cili i kushtohet dëshmorit të kombit Naim Bekës, u mirëprit nga publiku dhe tashmë ka kaluar shifrën e 600 milionë shikimeve.
Dhe tani pak ditë pas lansimit të këngës, reperi nga Presheva ka sjell një skenë mjaft interesante nga xhirimet e videoklipit.
Fjala është për një skenë ku ai shfaqet hipur mbi një kali dhe u lë hapësirë ndjekësve të komentojnë nëse është rrëzuar apo jo.
“A je rrëzu a s’je rrëzu?”, ka shkruar krahas videos Gold AG, duke marrë reagime të ndryshme edhe nga fansat.
Gold AG ndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe me koncerte, duke qenë kështu sa më afër publikut dhe atyre që e admirojnë muzikën e tij.