Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
Mejdani

Vazhdon mbyllja e shkollave shkak të koronavirusit, në Prishtinë janë mbyllur tetë sosh!

03/25/2021
12
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Shkolla-Prishtinë

Tetë shkolla fillore dhe të mesme në kryeqytet kanë kaluar në mësim virtual si rezultat i rritjes së rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19, ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Shala në një intervistë për KosovaPress thotë se në dy shkolla tjera, në shkollën fillore të mesme të ulët “Xhemail Mustafa” dhe në atë të muzikës “Prenk Jakova” mësimi është duke u mbajtur në mënyrë të kombinuar, ku një cikël mban mësim online, ndërsa cikli tjetër vazhdon mësimin në bankat shkollore.

“Për momentin i kemi tetë shkolla që janë komplet të mbyllura, kurse dy të tjera janë në disa cikle. Shkolla ‘Xhemail Mustafa’, cikli 6-9 është mbyllur për shkak të rasteve pozitive me mësimdhënës dhe nxënës, kurse Shkolla e Muzikës është mbyllur, klasa nga e para deri në të 9-ën, dhe tani janë duke shkuar në shkollë vetëm nxënësit e shkollave të mesme. Kurse tetë të tjera janë të mbyllura komplet për shkak të rasteve pozitive edhe të mësimdhënësve edhe nxënësit”, tha Shala.

Numri i mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar vetëm deri të hënën ka shkuar në 301, por Shala thotë se ky numër rritet çdo ditë, pasi rastet e infektimit me COVID-19 janë shtuar.

“Deri të hënën të raportuar i kemi 301 nxënës dhe mësimdhënës që janë nëpër shkolla por, dita ditës numrat vetëm janë duke u shtuar. Ne i marrim statistikat në baza javore, për shkak se mund të kemi të shëruar por edhe të infektuar në të njëjtën kohë”, tha Shala.

Rritja e numrit të infektuarve me virusin COVID-19 nëpër shkolla, ka bërë që periudha e përgatitjes për mësim online të jetë e shkurtër, por drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës thotë se shkollat e mbyllura ia dolën që të përshtatin oraret e mësimit në mënyrë që nxënësit të mos humbasin mësimin.

“Ka qenë koha shumë e shkurtër e organizimit, sepse duhet një organizim krejt tjetër, duhen oraret e reja për nxënësit, sepse përderisa janë nxënësit në klasë, punojmë me dy grupe, por kur shkojnë në mësim online klasa futet komplet në orë mësimore dhe orët bëhen 45 minuta, sikurse orët e rregullta që janë mbajtur në shkollë. Janë bërë oraret nga shumica e shkollave… Shkollat janë adaptuar me oraret e prindërve, me këshillat e prindërve brenda shkollës në mënyrë që nxënësit të humbin sa më pak, edhe pse efekti i mësimit online nuk është sikurse efekti i mësimit të cilin nxënësit e bëjnë në objektet mësimore fizikisht”, tha Shala.

Ajo tregon se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë ankesë që për shkak të pajisjeve apo të kyçjes në internet nxënësit nuk mund të ndjekin mësimin ‘online’.

Shkollat fillore dhe të mesme që janë mbyllur duke kaluar në mësimin online në komunën e Prishtinës janë: “Meto Bajraktari”, Filip Shiroka”, “Gjin Gazulli”, “Naim Frashëri”, Xhevdet Doda”, “Zenel Hajdini” dhe “Ismail Qemali”. Ndërsa shkolla fillore e mesme e ulët “Xhemail Mustafa” dhe shkolla e muzikës “Prenk Jakova” janë duke vazhduar mësimin fizik vetëm me nga një cikël.

ShareTweet

Related Posts

Doktori-Podujevë

Video – Skandaloze/ Mjeku nga Podujeva refuzon t’i jap ndihmë pacientit të moshuar, e dëbon duke i bërtitur!

Amir Shabani

Vaksina Korona: Një mjet diplomatik!

Vaksinimi-Pasaporta

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Xhamia-Roganë

Në ditë xhumaje dënohet imami në Kamenicë pse kishte më tepër se 10 xhematë që faleshin në xhami!

Astrid Prange

Falja është më e mirë se të qenët i pazemërt!

Ministri Hekuran Murati

Murati: Do të ndihmojmë bizneset e prekura nga masat anti-COVID me pagesat e qirasë dhe pagat e punëtorëve!

Mos i humb

Qeveria Kurti 2
Kosovë

Të gjitha vendimet që i more sonte Qeveria Kurti!

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e vendosura dy...

Zabërxhë

Zabërxha, vendi ku organizohej qëndresa popullore për çlirimin e Kosovës!

Fadil Maloku

Godet profesori universitar: Kujdes, ‘fake news’-in e plasojnë karakteret e dobëta, kurse e konsumon publiku injorant!

Gurakuç Kuçi

‘Non paper’ i Sllovenisë: Një rrezik i madh për interesat shqiptare!

Murat Yesiltas

Marrëdhëniet Turqi-Libi!

Lajmi i Fundit

Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje!

Red Rain

Pija që ju bën më vigjilent në punë!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.