Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Unë dhe amaterizmi i politikës dhe diplomacisë kosovare, apo, sa do të na kushtojë injoranca jonë!

November 15, 2019
215
SHARES
6.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mustafa Bajrami

Pasojat e paditurisë dhe padëgjueshmërisë së politikës kosovare do t’i ndjemë të gjithë së bashku. Ato pasoja nuk janë as të pakta e as të vogla, sepse gabimet e politikës dhe diplomacisë kosovare nuk janë as të pakta e as të vogla. Ajo që blihet me pare, shkon ose pa pare ose për pare. Ndërsa ajo që bëhet me dije, idealizëm e strategji, gdhendet përjetë në shkëmbin e jetës. Profeti i njerëzimit, Muhamedi a.s. kishte thënë: “Dituria është sikur gdhendja në copë shkëmbi”.

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Është me rëndësi të madhe për klasën politike kosovare t’i lexojë përvojat e shteteve që kanë kaluar nëpër bungaja të njëjta nëpër të cilat po kalon Kosova. Leximi dhe kuptimi i librit të jetës së tjerëve ndihmon shumë në përgatitjen e të ardhmes së jetës tënde. Vetëm injorantët e papërgjegjshëm nuk e bëjnë këtë. Nuk e bëjnë as njerëzit të cilët shtetin nuk e kanë për dert, e as ata të cilët nuk janë të aftë ta udhëheqin shtetin e tyre.

Po e nisi nga këtu. Para 9 viteve kisha botuar në një të përditshme kosovare tri shkrime në lidhje me Raportin Dick Marty. [“Stuhia dhe grepi i peshkatarit”, 28 dhjetor 2010, “Konfuzioni diplomatik i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, 4 janar 2011, dhe “Rreth Thaçit po zhvillohen ngjarje të mëdha”, 11 janar 2011]. Në ato tri shkrime kisha tërhequr vërejtjen për prapaskenën e atij raporti dhe për rrezikun që mund t’i vjen Kosovës nga ai. Kisha thënë se Kosova ka me ja pa sherrin atij raporti për një kohë të gjatë. Sepse, pata thënë, Dick Marti nuk është vetëm një Dick, e as raporti i tij nuk është vetëm raport. Pas tij qëndrojnë njerëz e shtete që s’ia donë të mirën Kosovës e as shqiptarëve. Për fat të keq, Kosova nuk bëri asgjë deri sa u detyrua ta votojë Gjykatën Speciale, kryesisht si rezultat i atij raporti, dhe jo vetëm.

Sa për ilustrim të kësaj që thashë më lartë, në paragrafin e fundit të shkrimit të tretë të datës 11 janar 2011, nën nëntitullin “Rrumbullakim ideor” kam thënë, citoj: “Është koha të merremi me ide, më pak me ngjarje, ndërsa me persona le të merren të tjerët. ‘Dick Marty’ është një proces i ndërlikuar i së ardhmes sonë. Raporti i tij do të duhej të ishte leksion i sfidave të real-politikës kosovare si dhe adut i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mënyra se si do të merremi me të, do të jetë një test tjetër i rëndë i ballafaqimit tonë si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Më herët, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe para saj, unë disa herë kisha vizituar Tajvanin, Saharanë Perëndimore dhe shtete tjera të cilat kanë pasur përvoja të hidhura me njohjet e tyre. Pata shkruar rreth atyre shteteve duke i pasqyruar me fakte e fotografi takimet e mia me zyrtarët më të lartë atje. Kryeministri i dikurshëm i Tajvanit në zyrën e tij më pati thënë se përveç përpjekjeve të mundimshme për njohje të reja, Tajvani po harxhon shumë mund e para për t’i ruajtur edhe njohjet që i kishin fituar. Tajvanin dhe Saharanë Perëndimore i kisha marrë si shembuj, që,  pa marrë parasysh çka thonin zyrtarët shtetërorë tek ne, çnjohja e një shteti është praktikë që ka ndodhur edhe më parë.  Në lidhje me këtë problem, pata skicuar edhe Polisarion, për të tërhequr një paralele mes saj dhe UÇK-së sonë. Ani pse me shumë dallime mes vete.  

Ka shumë shtete të cilat në fillim e kishin njohur Tajvanin dhe Saharanë Perëndimore, por me kalimin e kohës, për shkak të rrethanave në botë e sidomos për shkak të presioneve të Kinës për Tajvanin, e të Marokos, Mauritanisë e Algjerisë për Saharanë, shtete të ndryshme i kishin tërhequr njohjet. Ndër to edhe Shqipëria. Edhe për këto e disa të tjera atëbotë kam shkruar në të njëjtën të përditshme.

E treta, me 27 prill 2018, në një medium kosovarë pata botuar një shkrim me titull “Asociacioni i Komunave Serbe kancer për të ardhmen e Kosovës”. Për politikën kosovare në lidhje me asociacionin kisha thënë se është tërësisht e gabueshme. E gabueshme deri në përmasa sa asociacionin për të cilin bisedonin e kisha quajtur, citoj: “Kancer për të ardhmen e Kosovës dhe barrë e rëndë për vendin derisa të jetë shtet i pavarur”. E këtë e pata argumentuar dhe ilustruar me përvoja të shteteve që dikur kishin qenë (ndoshta) edhe të detyruara të pranonin asociacione të tilla. Pra, që me duart e tyre kishin varrosur sovranitetin e territoreve të shteteve të veta.  

Dhe, përderisa për rastin e tretë, për Asociacionin, pra, tani më botërisht po flitet se është vërtetë kancer i së ardhmes së Kosovës, siç tha një zyrtar i lartë i PDK-së dhe disa të tjerë përveç tij, kohëve të fundit ka filluar të flitet me zë të lartë edhe për pasojat e gabimeve të politikës kosovare në lidhje me amaterizmin e saj të deritanishëm në raport me ballafaqimin me “Raportin Dick Marty”.

E sa i përket diplomacisë kosovare, nuk ka çka të flitet tepër; 16 shtete vetëm sa kanë çnjohur Kosovën.

Share111Tweet

Related Posts

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025
Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.