Kombëtarja e Çekisë do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2020.
Çekët për të arritur këtë sukses, kanë mposhtur 2:1 Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen tejet emocionuese në Plzen.
Ky sukses i tyre, nuk do t’i jap shije të mirë futbollit, shkaku i një veprimi aspak sportiv të bërë pas ndeshjes.
Futbollistët çek pas ndeshjes, kanë veshur fanella ku Kosovën e vendosin në hartën e Serbisë.
Një veprim ky i papranueshëm, pasi Kosova është njohur nga Çekia pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Kjo po ashtu është e kundërta me atë që ndodhi në Prishtinë, ku çekëve iu bë një pritje e mirë, siç ka ndodhur me të gjithë që kanë shkelur në barin e ‘Fadil Vokrrit’.
Kujtojmë se para ndeshjes, huliganët çekë kanë sulmuar disa tifozë të Kosovës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post