
Kandidatja Tinka Kurti si aktiviste e zëshme e çështjes së gruas denoncoi dhunën, shfrytëzimin, izolimin dhe përjashtimin e grave nga sfera publike e jetës dhe tha me bindje se ditë të bardha po e presin vendin pas 6 tetorit.
“Nga 6 tetori fillon jetësimi i kërkesave tonë si gra për siguri, punë, strehë, arsim, shëndet, pavarësi e mirëkuptim” u zotua bindshëm kandidatja Kurti dhe shtoi se, “kemi një jetë që po presim, dy dekada lirie, por edhe 6 ditë vjen çlirimi i Kosovës”.
Në fjalimin e tij deklarativ, kandidati për kryeministër Albin Kurti, mes zotimesh për ta çliruar shtetin nga kapja, gjyqtarët e prokurorët nga eprorët lepurushë, gratë nga dhunuesit, punëtorët nga shfrytëzimi e veteranët nga mujsharët e luftës, u zotua se do ta sjellin ligjin e ri të punës, do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës që të garantojmë cilësi e siguri në punë. Do ta themelojmë gjykatën e punës dhe qeveria Kurti do të jetë komplementare e bashkëpunuese në përpjekjet e sindikatave në përmirësimin e kushteve të punës e të drejtave të punëtorëve e kurrsesi pengesë për ta.
Discussion about this post