Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Pejës.
Ai me këtë rast tha se fuqia e rinisë gjithmonë ka qenë promotore e përpjekjeve për liri e shtet.
“Sot, ata duan t’i kontribuojnë epokës të cilën e jetojnë, duke e fuqizuar me votë masive projektin tonë të përbashkët Kosovë qind për qind, me krijimin e mundësive për prosperitet ekonomik të vendit”, tha Haradinaj duke shtuar se rinia e Pejës është në mbështetje të plotë të konceptit 100% shtet.
Discussion about this post