Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Të luftohet për projektin e paqes dhe Europën e hapur!

09/01/2019
5
SHPERNDARJE
11
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Polen Wielun Zerstörungen im zweiten Weltkrieg (picture-alliance/AP)
Sulmi mbi Vielun, 1 shtator 1939

Këtë fundjavë përkujtohet në Poloni fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Sidomos për gjermanët rritet sot përgjegjësia për t’u ngritur në këmbë kundër antidemokratëve, mendon Jens Thurau.

Para 80 vjetësh Gjermania sulmoi Poloninë. Ka kaluar shumë kohë që atëherë. Para 80 vjetësh filloi me këtë sulm Lufta e Dytë Botërore. Për shkak se ajo pati kaq shumë pasoja, shumë vetë e ndjejnë shpesh sikur ka ndodhur tani afër.

Pas luftës, gjenerata, që mori pjesë aty heshti kryesisht. Fëmijët dhe nipërit shtruan pyetjet, dhe vonë, shumë vonë u dhanë përgjigje për tmerrin që kishte ndodhur, u fol për atë, se çfarë u kishin bërë gjermanët fqinjëve të tyre. Shumë gjëra janë zbardhur që atëherë, por ende ka vende bosh, lëndime, distanca të pakapërcyera deri më sot. E ato do të mbeten për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithmonë.

Projekti i paqes në rrezik

Politikisht, koha pas luftës e parë nga ana globale nuk ishte paqësore. Kur u ulën armët në Europë, SHBA vuri në përdorim bombën atomike. Pas saj erdhën lufta e Koresë dhe e Vietnamit, luftërat në Lindjen e Afërt, regjime ushtarake në Amerikën Jugore. Edhe në Europë konfliktet e reja ishin shumë pranë: Jugosllavia u shpërbë në mënyrë të përgjakshme në shtete të vogla, sulmi në SHBA më 11 shtator 2001 e preku thellë edhe Europën. Por shumica donte edhe një kohë të gjatë pas lufte sidomos një gjë: Kurrë më shkatërrime lufte, kurrë më nacionalizëm!

Gjermania u pajtua me Francën dhe me fqinjët e tjerë perëndimorë. Willy Brandt u gjunjëzua në Varshavë. Bashkimi Europian u rrit e u zgjerua, një projekt i paqes, një titullim i përdorur kaq shpesh nga politikanët. Muri i Berlinit ra, Lufta e Ftohtë mori fund, dhe për një moment u duk, se mund të ngrihej vërtet një botë e re multilaterale. Nelson Mandela u zgjodh president i Afrikës Jugore. Bill Clinton erdhi në vitin 1994 në Berlin dhe lëshoi thirrjen: „Gjithçka është e mundur!” Po, kështu dukej, gjithçka e mundur. Shtetet lindore të Europës u bashkuan me BE në mënyrë të vetëkuptueshme. Edhe ato janë po aq europiane, si shtetet në perëndim të kontinentit.

Tani jemi në vitin 2019. 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore të bien në sy fytyra të frikësuara, sidomos tek të moshuarit. Nacionalizmi është rikthyer ashtu si nxitja e urrejtjes kundër njerëzve, që vijnë nga një vend tjetër ose kanë pamje ndryshe. Në Shtëpinë e Bardhë qëndron një populist, një tjetër qeveris në Londër. Politikanët e mençur luftojnë për projektin e paqes me emrin Bashkim Europian. Shpejt gjenerata e re, (nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli) do të përjetojë, se çfarë do të thotë, kur një vend si Britania e Madhe ngre mure të rinj.

Kommentatorenfoto Jens Thurau (DW)

Arsyeja nuk duhet të heshtë

Ditë të tilla përkujtimore si tani në Poloni, bëhen gjithnjë e më të rëndësihme. Por shumë më tepër dialogu me dëshmitarët e paktë të kohës, që i kanë parë me sy tmerret e papërfytyrueshme të atyre viteve. Qendra qytetare në Europë, sidomos në Gjermani, duhet të jetë e gatshme të luftojë për arritjet e pas vitit 1945 – për demokracinë, humanitetin, ndërkombëtarizmin. Ashtu si në vitin 1989 e bënë këtë njerëzit në RDGJ. Armiq të demokracisë ka mjaft. Ata nuk vijnë me tanke, si dikur, për luftën moderne cyber nuk nevojiten ushtarë, të paktën në Europë. Nuk është e vërtetë, që populistët, ata që çirren, urrejtjenxitësit janë në shumicë. Problemi është, se të arsyeshmit heshtin. Kësaj duhet t’i jepet fund – ky është mësimi sot 80 vjet pas fillimit të luftës. E këtu bën pjesë kujtesa publike për krimet e asaj kohe.

Jens Thurau

Share5Tweet

Postime të ngjajshme

Ngadalësimi ekonomik botëror po përkeqësohet me kohën!

E dhimbshme/ Ja sa importon Kosova nga Serbia dhe sa eksporton në Serbi!

Sa po shkon metra e druve?

Sa po shkon metra e druve?

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

Alma-Lama

Alma Lama: Gratë me shami në Kosovë janë të nënshtruara!

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

Lajmi i Fundit

Prej nesër nisin reduktimet në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë!

Mos i humb

Ngadalësimi ekonomik botëror po përkeqësohet me kohën!
Ekonomi

E dhimbshme/ Ja sa importon Kosova nga Serbia dhe sa eksporton në Serbi!

Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi...

Sa po shkon metra e druve?

Sa po shkon metra e druve?

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

Alma-Lama

Alma Lama: Gratë me shami në Kosovë janë të nënshtruara!

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

Lajmi i Fundit

Prej nesër nisin reduktimet në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë!

Paralajmëron Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën!

Paralajmëron Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.