
Edhe reperja e njohur, Tayna është vënë në ndihmë të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.
Ajo në një bisedë telefonike të realizuar për emisionin “NIN”, ka treguar se të gjitha të ardhurat e koncertit të saj të ardhshëm, do të shkojnë për familjen Abazi nga Gjilani – familje nga e cila humbën jetën dy vëllezër si rrjedhojë e tërmeteve.
Tayna njihet si një prej repereve më të kërkuara të estradës në dy vitet të fundit. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post