Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Substancat narkotike fenomen shqetësues në Kosovë, ato kanë arrit pikën më të lartë të rrezikshmërisë!

09/23/2019
11
SHPERNDARJE
69
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Substancat narkotike

Abuzimi me substanca narkotike pothuajse është shndërruar në fenomen shqetësues në Kosovë.

Nuk kalon ditë pa u raportuar për arrestime të personave që kapen me lloje të ndryshme të drogave. Shumica prej tyre janë të rinj, e në mesin e tyre gjithnjë e më shumë po ka edhe të mitur.  Përdorimi i drogave në vend është problem shqetësues por, sipas Safet Blakaj, nga Organizata “Labirinth”, nuk është alarmant.

Shqetësuese është se aktualisht grupmosha që e fillon përdorimin e drogave është 16 vjeç, kurse viteve më herët ka qenë 21vjeç. Safet Blakaj, nga Organizata “Labirinth” tha se të varurit nga droga nuk janë duke marrë shërbimet shëndetësore adekuate. Ai kërkon shërbime më miqësore dhe më të veçanta për ta. Ndërkaq, përdoruesit e drogave, sipas tij, janë vetë stigmatizuar me kohen.

“Kategoritë që janë më të prekurat janë të rinjtë dhe fëmijët. Në vitin 2007, sipas statistikave tona, mosha mesatare ka qene 21.2,  ndërsa në vitin 2016 mesatarja është 16.4 vjeç për çka konsiderojmë se nuk ka ku të shkohet më poshtë”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka thënë se në Kosovë ka rënë përdorimi i heroinës por është rritur përdorimi i kokainës dhe marihuanës e sidomos te femrat. Ndërkaq drogat e klubeve siç është ekstazi, gjatë verës kanë shënuar rritje. Sipas tij, shqetësuese është përmbajtja e metanfetaminë, që cilësohet ndër drogat e rrezikshme. Blakaj thotë se institucionet e vendit duhet të nisin sa më shpejt programe parandaluese.

“Ne po përpiqemi që t’i nxisim institucionet që sa me shpejt me nis programe parandaluese. Ne kemi programe trajtuese por jo parandaluese. Këto programe duhet të japin efekt edhe pas dhjet vitesh e sidomos te të rinjtë”,ka shtuar Blakaj.

Profesoresha Drita Zajmi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, sqaroi për Radio Kosovën se në vend mungon regjistri populativ. Ndërkaq sa i përket parandalimit të përdorimit të drogës, ajo thotë se i gjithë fokusi duhet të orientohet te shkollat.

“Regjistri populativ duhet të bëhet dhe duhet të përfshijë të gjitha të dhënat . Jo në qendrat rehabilituese. Mirëpo, në regjistrin populativ përfshihen të gjitha të dhënat, duhet të bëhet sa më shpejt regjistri populativ dhe te mundohemi që sa më shumë të marrim informata nga arsimtarët dhe të fokusohemi aty”, ka thënë Zajmi.

Strategjia e Kosovës kundër narkotikëve ka një grup profesionistësh që e zbatojnë planin operacional. Ndërkohë qeveria ka formuar edhe Task Forcen kundër Drogave dhe Sigurisë në Shkolla. Kreu i Task Forcës kundër Drogave dhe Sigurisë në Shkolla, Avdullah Hasani, thotë se Qeveria e Kosovës që nga viti i kaluar ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe sistemi arsimor të marrin masa mbrojtëse ndaj kësaj kategorie.

“Qeveria ka themeluar Task Forcën e nivelit të lartë kundër Drogës dhe Sigurisë në Shkolla. Institucionet e Kosovës deri tani nuk e kanë pasur një fushatë kundër dukurive të tilla. Në kuadër të kësaj fushate jemi në fazën e përfundimit të një programi kundër narkotikëve, ka thënë Hasani.

Milazim Gjocaj, nga Departamenti i Shëndetit në Burgje, tha se ka shumë faktorë që ndikojnë që të rinjtë dhe qytetarët të bëhen përdorues të narkotikëve. Ai tha se ka shënuar rritje numri i përdoruesve të drogave që vijnë nga jashtë ne momentin kur hyjnë në burgje.

“Ajo që është shqetësuese për neve është se shumë herë të burgosurit që janë përdorues të drogave, nuk tregojnë. Të gjitha kriteret dhe standardet që aplikohen për përdorues të drogave jashtë, i aplikojmë edhe në burgje”, ka thënë Gjocaj.

Ndonëse krahasuar me vitin 2918, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pra nga muaji janar deri në qershor të 2019, ka një ulje të numrit të të arrestuarve për përdorim të drogës, shifrat ende mbesin të larta dhe shqetësuese. Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm  gjatë periudhës kohore janar-qershor, në Kosovë janë arrestuar 660 persona, pasi janë zënë duke abuzuar me substanca të ndryshme  narkotike.

Share11Tweet

Postime të ngjajshme

Droga

Pastruesi kapet duke futur drogë në burgun e Dubravës!

Policia e Kosovës

Ekskluzive/ Momenti i arrestimit të tre personave kur u kapën me 50 kg marihuanë!

Droga

Policia jep detaje shtesë për rastin e arrestimit të tre personave me 50 kilogramë marihuanë!

Emergjenca-QKUK

Arrestohen tre persona në QKUK, u kapën me 50 kilogram marihuanë!

El-Chapo

Vetëm një orë në ajrosje për të burgosurin e përjetshëm, jeta e El Chapo-s brenda qelisë me siguri maksimale!

Vrasje

Video/ Vritet një shqiptar në Brazil, dalin pamjet kur qëllohet nga një person i panjohur!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.