Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Skandali me shaminë në shkollën e Gjakovës, drejtoresha Gjergjaj i reagon Duda Baljes: Po nxitni urrejtje ndaj meje!

04/01/2022
14
SHPERNDARJE
2.7k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtoresha e shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, i ka reaguar deputetes Duda Balje, pasi kjo e fundit tha se krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, është vrasje e të drejtës së besimit.

Drejtoresha e shkollës i quajti komentet e Baljes paragjykuese, tendencioze dhe linçuese, duke e ftuar deputeten që ta lexojë udhëzimin administrativ të MASHT-it. https://mejdani.com/per-skandalin-ne-shkollen-e-gjakoves-reagon-bashkesia-islame-e-kosoves/

“Ju mbase si pushtetare e konsideroni veten mbi ligjin, por unë si drejtoreshë e shkollës nuk ia jap asnjëherë këtë të drejtë vetes sime. Krejt çka angazhohem gjatë punës sime, krahas ngritjes së nivelit të arsimimit në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, është edhe respektimi i ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi. Dhe asnjë fushatë e ulet, manipuluese me dashakeqësi dhe përçarëse si kjo e juaja ndaj meje nuk do të mund të ndikojë që unë t’i shkeli ligjet dhe udhëzimet administrative gjatë kryerjes së detyrës sime”, ka shkruar drejtoresha në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Andaj, iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime”, u shpreh tutje ajo.

“Pra ju mund të manipuloni për llogari e vota tuaja, të më sulmoni, mund të nxiteni çfarëdolloj fushate të dhunës e urrejtës ndaj meje, sikur se tashmë e shkaktuat me linçimin tuaj publik ndaj meje, por duhet ta kuptoni një gjë elementare: Thjesht po e respektoj dhe do ta respektoj udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014, deri sa i njëjti të jetë në fuqi”.

“Ndërsa ju, e nderuara deputete e Kuvendit të Kosovës, si kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut e Barazi Gjinore, dy vlera demokratike të larta, mbase do të duhej të angazhoheshit në respektimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave Kushtetuese të secilit qytetar, e jo të humbnit kohë në sulme e nxitje të urrejtës ndaj meje, pse unë po e kryej me përpikëri detyrën time bazuar në ligjet që i votoni ju në Kuvend të Kosovës”.

Tutje drejtoresha tha se do t’i drejtohet autoriteteve të sigurisë, për atë që e quajti, fushatë e kërcënimeve.

“Pasi unë besoj fuqishëm në lirinë, demokracinë dhe sigurinë Kushtetuese që ma ofron vendi dhe shoqëria ime – Kosova – për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e mija ligjore, si qytetare dhe zyrtare publike e këtij vendi. Pa marrë parasysh, se në disa raste përballemi edhe me individ të ndryshëm që me metoda primitive, “autoritare”, e nxitëse të dhunës provojnë të na detyrojnë që t’i shkelim ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi në Republikën e Kosovës”, përfundoi drejtoresha.

Balje reagoi pasi në shkollën “Nexhmedin Nixha” ishte vendosur një shenjë e ndalimit të shamisë.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Mimoza-Kusari

Në prag të ballotazhit, ushtrohet kallëzim penal ndaj Mimoza Kusarit!

Gjini-Kusari

Garë e ashpër në Gjakovë: Gjini flet për mundësinë e koalicioneve në balotazh!

Dy të lënduar nga përleshja me thika në Gjakovë!

Dy të lënduar nga përleshja me thika në Gjakovë!

Gjini-Kusari

Përfundon numërimi në Gjakovë: Gjini e Kusari në balotazh!

Haki Taha

Mësuesi që vrau Miladin Popoviqin para 76 viteve!

Ismet Peja

Visar Peja rrëfen momentet e fundit të babait pas sulmit në zemër dhe tru!

Mos i humb

Sali-Berisha
Shqipëri

Sali Berisha i fiton zgjedhjet, sërish vie në krye të PD-së!

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e...

Gruri

Katastrofa ushqimore që po vjen!

A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

A po tërhiqen rusët nga Siria për shkak të Ukrainës?

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

Rama u prezanton holandezëve portin gjigand të Durrësit, mbesin të mahnitur, aty përmendet edhe Prishtina!

Rama u prezanton holandezëve portin gjigand të Durrësit, mbesin të mahnitur, aty përmendet edhe Prishtina!

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim!

Ish-zëvendësministri Rexhaj kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në arsim!

Humbjet e ushtrisë ukrainase sipas Moskës!

Humbjet e ushtrisë ukrainase sipas Moskës!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.