Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani

Shteti po punon/ Gjykata merr vendim ndaj 31 të dyshuarve për dallavere me subvencioneve!

12/05/2021
4
SHPERNDARJE
797
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Policia-e-Kosoves

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se u është caktuar paraburgim 31 të pandehurve në rastin e “Subcencioneve”.

Sipas prokurorisë, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Nga prokuroria thuhet se 12 nga të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së,  N.I për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, B.G për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar  nga neni 427 paragrafi 1 i KPRK-së, G.L për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së, B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-së, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 i KPRK-së, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Lajmi i Fundit

Prej nesër nisin reduktimet në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë!

Paralajmëron Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën!

Paralajmëron Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën!

Jocelyne-Cezari

Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit?

Justinian Topulli

Një sqarim për islamofobin e pandreqshëm Enver Robelli!

Ade-Clewlow

Ish-oficeri britanik që shërbeu në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë!

Myrvete Qerkezi

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

Mos i humb

Lajmi i Fundit
Ekonomi

Prej nesër nisin reduktimet në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë!

KOSTT kërkoi nga KEDS të fillojë kufizimet e energjisë elektrike nga nesër në mëngjes. KEDS njofton që...

Paralajmëron Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën!

Paralajmëron Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën!

Jocelyne-Cezari

Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit?

Justinian Topulli

Një sqarim për islamofobin e pandreqshëm Enver Robelli!

Ade-Clewlow

Ish-oficeri britanik që shërbeu në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë!

Myrvete Qerkezi

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

Xhevahire Bajrami - Abazi

Kosova laike po lufton të metat e saj përmes Islamit!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.