Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Opinion

Samiti i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor!

11/03/2022
5
SHPERNDARJE
1.3k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Liderët e Ballkanit Perëndimorë sot po marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit për këto vende të rajonit që po mbahet pra në kryeqytetin gjerman, në Berlin.

Shkruan: Amir Shabani

Ky takim do të kryesohet nga kancelari federal Olaf Scholz dhe përveç pjesëmarrjes së krerëve të shteteve nga Ballkani Perëndimor, do të ketë gjithashtu edhe përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, si dhe institucione financiare ndërkombëtare dhe organizata rajonale.

Duke pasur parasysh implikimet gjeopolitike të pushtimit rus ndaj Ukrainës, axhenda do të ketë një fokus të veçantë në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2020.

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane dhe njëherit edhe referenca e diplomacisë evropiane, Angela Merkel, si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar përafrimin më të ngushtë me BE-në dhe për të thelluar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si një çelës për rritjen ekonomike dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, duke u vazhduar ky proces tani nga kancelari aktual i Gjermanisë, Olaf Scholz, po fokusohet në fusha të tilla si: zhvillimi i infrastrukturës, biznesi, shkëmbimet rajonale të të rinjve dhe avancimi dhe këmbimi shkencor.

Megjithatë, këtë herë fokusi do të jetë në çështje konkrete, duke përfshirë:

– njohjen reciproke të kartave të identitetit (ora kalimet kufitare brenda shteteve të BP-së vetëm me letërnjoftime);

– njohjen e diplomave universitare; dhe

– njohjen e përvojave dhe licencave profesionale.

Ajo që dikur ishte si formalitet, tani do të jetë një hap përpara për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh se nënshkruesit përfshijnë vende si Serbia dhe Kosova, të cilat vende që nga lufta e vitit 1999 ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e njëri-tjetrit dhe nuk kanë zgjidhur konfliktin fqinjësor.

Më duhet të theksoj se interesi për Ballkanin Perëndimor është rritur ndjeshëm në BE që nga sulmi rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022. Serbia, si dhe Republika Srpska – pjesa e mbizotëruar nga serbët e Bosnjës, nuk e mbështesin ose e mbështesin pjesërisht politikën e BE-së kundër regjimit të Putinit. Moska po përpiqet të fitojë ose të rrisë ndikimin e saj edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Angazhimi i të dërguarit special nga Gjermania për Ballkanin Perëndimor, diplomatin Manuel Sarazzin, është një meritë për intensivitetin diplomatik gjerman. Kontaktet e tij të rregullta me të gjitha palët e interesuara dhe një qasje shumë e fokusuar e ndërtuar mbi hapa të vegjël por të menaxhueshëm, kanë ofruar një mekanizëm i cili mungon për të udhëhequr vullnetin politik lokal.

Shikuar nga ky kontekstz jep të kuptojmë se lidhshmëria politike e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian është e domosdoshme dhe e pamohuar, pasiqë problemet në këtë rajon ende vazhdojnë, siç janë: situata e paqëndrueshme politike në Bosnje dhe Hercegovinë, problemet me negociatat e pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shqetësimet e sigurisë që lindin nga marrëdhëniet e tensionuara midis Serbisë dhe Kosovës.

Një fokus i veçantë i kushtohet Serbisë, jo vetëm për shkak të së kaluarës së vështirë që ndan me Kosovën, por edhe për shkak të presionit që ajo merr nga Brukseli për t’u lidhur me politikën e jashtme të BE-së për sa i përket sistemit të vizave dhe sanksioneve kundër Rusisë.

Pë fund, mund të them se iniciativa e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor deri më sot ka sjellë rezultate të prekshme për njerëzit në rajon duke përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës së transportit të qëndrueshëm, duke nxitur tranzicionin e gjelbër dhe bashkëpunimin rajonal, të cilat janë një moment historik i rëndësishëm drejt përafrimit me BE-në dhe ambiciet e zgjerimit.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Përdritje idealesh!

Përdritje idealesh!

Bajrami: Skena politike turke po krijon tre liderë të rinj, Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

Bajrami: Skena politike turke po krijon tre liderë të rinj, Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

Zgjedhjet në Turqi dhe ekuilibri i forcave në Ballkan!

Zgjedhjet në Turqi dhe ekuilibri i forcave në Ballkan!

Salih-Kabashi

Reagon Salih Kabashi, vlerëson lartë rolin e hoxhallarëve: Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të vendit!

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun!

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun!

Zgjedhjet në veri, Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, janë shtyrë njëherë dhe s’do të shtyhen më!

Zgjedhjet në veri, Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, janë shtyrë njëherë dhe s’do të shtyhen më!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.