Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Ekonomi

Sa borxh ka Kosova, kujt i ka borxh dhe sa është vlera e kredive që duhet kthyer!

05/06/2022
9
SHPERNDARJE
2.3k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Euro

Portofoli i Borxhit Shtetëror të Kosovës është krijuar në vitin 2009. Borxhi Shtetëror i Kosovës përfshinë Borxhin Ndërkombëtar, Borxhin e Brendshëm si dhe Garancitë Shtetërore. Nga viti 2009 deri në vitin 2011 portofolio e borxhit të Kosovës përbëhej vetëm nga kreditë ndërkombëtare.

Në fund të vitit 2021 Borxhi i Përgjithshëm arriti vlerën 1,682.89 miliard Euro që krahasuar me vitin paraprak shënoi një rritje prej rreth 13.12%. Rritja është si rrjedhojë e disbursimeve në shumën prej 123.23 milionë euro gjatë vitit 2021 (prej të cilave 60 milionë Euro janë mbështetje buxhetore) si dhe emetimet e reja të Letrave me Vlerë në kuadër të Borxhit të Brendshëm në shumën 144.25 milionë euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, përgjatë vitit 2021 tërheqjet në shumat më të larta janë realizuar nga BE, ANZh, BZhKE dhe BERZh. Borxhi Ndërkombëtar në fund të vitit 2021 shënoi shumën 576.75 milionë Euro, që paraqet rreth 34.27% të total Borxhit Shtetëror apo 7.86% e BPV-së.

Pjesa më e madhe apo rreth 65% e portofolit të Borxhit Ndërkombëtar është ndaj ANZh-së, BNRZh-së dhe BE-së.

Kreditë e reja ndërkombëtare 2021

Përgjatë vitit 2021 janë ratifikuar pesë kredi/marrëveshje financiare të nënshkruara

gjatë viteve 2020 dhe 2021, në mes Qeverisë së Kosovës dhe kreditorëve, të cilat janë:

– Një marrëveshje me Bankën Botërore (ANZh);

– Një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh);

– Dy marrëveshje me Bankën Europiane për Investime (BEI);

– Një marrëveshje me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Europës (BZhKE).

Gjithashtu gjatë vitit 2021 janë negociuar dhe nënshkruar gjashtë kredi të reja.

Kontraktimi i marrëveshjeve të reja financiare në vitin 2021 është realizuar me qëllim të financimit të projekteve në sektorin e infrastrukturës ujore, për menaxhimin e pandemisë Covid-19, reformimin e sistemit të skemave sociale

Marrëveshjet dhe qëllimi i tyre:

Përmes Marrëveshjes financiare për kredi në mes Republikës së Kosovës dhe BZhKE-së është miratuar Amandamenti Nr. 1 – Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për Reagim Emergjent ndaj Covid-19, në shumën totale prej 25.00 milionë Euro në përpjekjet e saj për të siguruar shërbime mjekësore për ata që preken nga virusi Covid-19 dhe të ndihmoj në menaxhimin e pandemisë.

Marrëveshja financiare për kredinë Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID19 për NMV-të me BEI ka për qëllim t’i ofroj kapitalin e nevojshëm Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, në mënyrë që i njëjti të ofroj garanci kreditore ndërmjetësuesve financiar për t’i mbuluar humbjet që mund të shkaktohen nga ndërmjetësuesit financiarë sipas kredive investuese ose kredive për kapital punues të vëna në dispozicion për NVM-të.

Marrëveshja financiare për kredinë Projekti Emergjent Covid-19 për Kosovën – Financim Shtesë me ANZh, ka për qëllim parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga pandemia Covid-19 dhe forcimit të sistemeve kombëtare për përgaditjen e shëndetit publik në Kosovë.

Marrëveshja financiare Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë me ANZh ka për qëllim përmirësimin e barazisë dhe përshtatshmërisë së rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës.

Marrëveshja financiare për kredinë Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Mitrovicë me BEI ka për qëllim asgjësimin e të gjithë ujërave të zeza të gjeneruara në zonën urbane të qarkut të Mitrovicës, dhe të trajtojnë këto ujëra të ndotura sipas standardeve të përcaktuara në Direktivën e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Urbane 91/271/EEC.

Marrëveshja financiare për kredinë Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Mitrovicë me BERZh ka për qëllim të realizoj rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë, si dhe lidhjen e komuniteteve fqinje.
Borxhi Ndërkombëtar sipas sektorëve

Kreditë të cilat janë kontraktuar gjatë vitit 2021 i përkasin sektorit të shëndetësisë 25%, mirëqenies sociale 30%, sektorit të infrastrukturës ujore 20% dhe mbështetje financiare 25%, siç mund të shihen në tabelën nr. 5a. Projektet të cilat financohen përmes borxhit ndërkombëtar janë projekte të cilat fillimisht aprovohen nga Komiteti për Investime Nacionale dhe janë pjesë e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe Buxhetit Vjetor.

Gjatë vitit 2021, Organizatat Buxhetore të cilat financojnë projekte nga Borxhi Ndërkombëtar kanë vazhduar të tërheqin fonde nga kreditë. Në vlerë më të vogël edhe kompanitë publike kanë vazhduar të tërheqin fonde nga kreditë e nën-huazuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Shërbimi i Borxhit Ndërkombëtar

Gjatë vitit 2021 për shërbimin e Borxhit Ndërkombëtar u pagua shuma prej 89.20 milionë Euro, që paraqet 3.59% të të hyrave të buxhetit të vitit 2021. Rreth 59% e shumës së paguar është ndaj FMN-së, ndërsa rreth 18% është shërbim i borxhit ndaj BNRZh-së, dhe 22% ndaj kreditorëve të tjerë.

Portofoli i Borxhit Ndërkombëtar sipas llojit të valutës

Portofoli i Borxhit Ndërkombëtar aktualisht përbëhet nga tri valuta të huaja: SDR1, SAR dhe USD. (SDR është një ‘shportë’ monedhash e cila përbëhet nga monedhat si në vijim: EUR, USD, GBP, JPY dhe CNY. Vlera e SDR përcaktohet në bazë të një mesatare e cila është e tërhequr nga vlerat e monedhave të përmendura më lartë. Kjo shportë rishikohet çdo pesë vite nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së. Me rishikimin e bërë në nëntor 2015, Bordi ka vendosur të përfshihet renminbi kinez si valutë e pestë e shportës me datë 1 tetor 2016).

Në fund të vitit 2021, rreth 16% apo 92.03 milionë Euro e portofolit të Borxhit Ndërkombëtar është borxh në valutën SDR2, USD dhe SAR. Borxhi në valutën SDR është i huazuar nga FMN dhe ANZh, kurse borxhi në valutën SAR është i huazuar nga FSZh, borxhi në valutën USD është i huazuar nga FOZhN, ndërsa pjesa e mbetur prej rreth 84% është e huazuar në valutën EUR nga kreditorë tjerë.

Gjendja e Borxhit të Brendshëm

Republika e Kosovës ka filluar emetimin e Letrave me Vlerë të saj nga janari i vitit 2012. Zhvillimi i tregut ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm në aspektin e interesimit të investitorëve dhe kostos së huamarrjes me ç’rast ky lloj i huamarrjes ka kontribuar si katalizatori kryesor në financimin e deficitit buxhetor.

Në vitin 2021, Borxhi i Brendshëm është 1,106.14 miliard euro, që paraqet rreth 66% të total Borxhit Shtetëror apo 15% e BPV. Rritjet relative të Borxhit të Brendshëm nga viti në vit janë: 20% në vitin 2017, 18% në vitin 2018, 17% në vitin 2019, 21% në 2020 si dhe 15% në 2021.

Gjendja e garancive shtetërore

Në fund të vitit 2021 portofolio e garancive shtetërore të Republikës e Kosovës

përbehet nga dy garanci shtetërore të emetuara. Në vitin 2014, Ministria e Financave ka emetuar garancinë e parë shtetërore në shumën prej 10 milionë Euro, me të cilën garantonte FSDK-në për linjën kreditore të ofruar nga BERZh. Kjo linjë kreditore ka shërbyer që FSDK të rrisë vlerën e depozitave të siguruara nga 2,000 në 3,000 Euro për depozitor. Kjo garanci shtetërore ka skaduar me 19 dhjetor 2020.

Ndërsa, garancinë e dytë ndërkombëtare Republika e Kosovës e ka emetuar gjatë vitit 2016, përmes së cilës e garanton ndërmarrjen publike lokale Trafiku Urban për kredinë e ofruar nga BERZh në vlerën 10 milionë Euro. Vlen të theksohet që kjo kredi është e garantuar në kuadër të institucioneve të Kosovës fillimisht, nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Me këtë kredi është paraparë avancimi i Trafikut Urban të Prishtinës.

Kredia u disbursua në tërësi në vitin 2018 dhe ka filluar të kthehet po në këtë vit. Deri në fund të vitit 2021 huamarrësi ka kthyer shumën e kredisë në vlerë 3.37 milionë Euro.

Në fund të vitit 2016 Republika e Kosovës ka emetuar garancinë e tretë shtetërore në shumën 24 milionë euro, e cila i është vënë në dispozicion FSDK-së për linjën e dytë kreditore të ofruar nga BERZh. Kjo linjë kreditore përbën vazhdimësi të linjës së parë kreditore që është vënë në dispozicion në vitin 2013, për mbulimin adekuat të depozituesve të siguruar në mënyrë proporcionale me rritjen graduale të përcaktuar me ligj të limitit të mbulesës për çdo depozitues.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

Rifat-Jashari

Biseda e Rifat Jasharit në takim me Osmanin e Kurtin, “Pasha një Zot nuk ka mundësi…”

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.