Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Rrezik, sizmologu: Në 50 vitet e ardhshme Kosovën mund ta godasë një tërmet më i fuqishëm sesa në Shqipëri!

09/22/2019
38
SHPERNDARJE
12
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë ditës së djeshme  një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 e ka goditur Shqipërinë. Si pasojë qindra persona janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në rrugë nga shtëpitë e tyre si pasojë e rrezikut.  Por a parashihet që edhe në Kosovë të ketë termëte të ngjashme?. Për Express përgjigje ka dhënë udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa.

Në një prononcim për Gazetën Express, sizomolu, Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosovën ta godas një tërmet edhe më i fuqishëm sesa ai i djeshmi në Shqipëri. Por kjo gjë, sipas matjeve që i ka zhvilluar sizmologu, nuk pritet që të ndodhë edhe dhjetëra vite.

Mustafa ka dhënë të dhëna të frikshme rreth magnitudës së tërmetit i cili mund ta godasë Kosovën në 50 vitet e ardhshme. Sipas tij, në bazë të matjeve vendi mund të goditet nga një termet me magnitudë deri në 6.0 shkallë të rihterit.

E në 100 vitet e ardhshme, Kosova sipas Mustafës mund të goditet edhe nga një termet tjetër me magnitudë edhe më të madhe e cila sipas tij mund të arrijë prej 6.1 deri në 6.5 shkallë të rihterit.

“Bazuar ne Hartën e rrezikut sizmik për Kosovë që jap disa te dhëna për tërmetet për periudha kthyese,  pra në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike, sipas hartës se rrezikut sizmik për një periudhë kthyese 50 vite mund te ndodh një termet me magnitud deri 6.0 shkallë te riterit, kurse për një periudhë kthyese 100 vite mund te ndodh një termet me magnitud deri 6.1-6.5 shkallë te riterit kështu që në ketë fuqi të këtij lloji te tërmetit e quajmë si termet i fuqishëm-shkatrrues”, thotë Mustafa.

Ai tutje deklaron se harta e rrezikut Sizmik për Kosove tregon se perioda e përsëritjes për tërmetet me magnitudë “MË=4.5, 5.5, 6.0 dhe 6.5 janë përkatësisht 3.1, 14.2, 69.8 dhe 502.4 vjet; ndërsa një tërmet me magnitudë MË=6.7 përsëritët mesatarisht çdo 2446 vjet”. Pra sipas Mustafës, nga pikëpamja probabilitare, çdo 50 vjet pritët një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë.

Por sa i përket shkallës së rrezikshmërisë, Mustafa shprehet se kjo gjë varët nga vet faktori njeri.

“Shkalla e rrezikshmërisë varet edhe nga vetë ne, se sa jemi të përgatitur për fatkeqësitë natyrore, sepse tërmeti është një fenomen natyror që ndodh pa paralajmërim, me një fjalë, ne nuk mundemi ti ndalim tërmetet por në mundemi të zvogëlojmë apo të reduktojmë dëmet nga fatkeqësitë natyrore duke i respektuar të gjithë parametrat e dalura nga Rrjeti Sizmik për territorin e Kosovës si kritere për ndërtime te larta”,  thotë Mustafa.

E sa i përket Shqipërisë, ai territor ipas Mustafës përfaqëson një terren aktiv për tërmete.

“…të dhënat për tërmetet nga e kaluara dëshmojnë qartë se dukuria e tërmeteve te forta në disa pjesë të territorit të Shqipërisë ka qenë evidente shumë herët dhe në bazë të këtyre ngjarjeve sizmike në të kaluaren,  Shqipëria zë vend në zonën me aktivitet të lart sizmik”, thotë ai.

Mustafa tutje ka deklaruar se nëse  nuk duam që të kemi fatkeqësi natyrore në kohën e tërmeteve, në vend duhet të ndalen ndëretimet e larta që bëhen pa i plotësuar parametrat e duhura të ndërtimit.

“Që të ketë një siguri më të mirë në të ardhmen duhen të merren masa për të analizuar më seriozisht situatën e ndërtimeve pa kufi dhe rreziqeve që ato sjellin si rezultat i mungesës së studimit në një pjesë të mirë të tyre të kriterit gjeologo-inxhinierik, inxhinieri sizmike, gjeomekanik dhe gjeofizik”, thotë udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa.

Ai apelon qytetarët që kur të blejnë banesa dhe objekte tjera, ta shikojnë procesin e ndërtimit të tyre, a janë përfillë kriteret e ndërtimit, kodet dhe arkitektuara sizmike, sepse, siç përsërit ai, tërmetet nuk mund të parandalohen.

E tërmetet që tronditën Shqipërinë përveç dëmeve materiale, lanë edhe shumë persona të plagosur. Në total në vend janë trajtuar 105 qytetarë me fraktura dhe dëmtime për shkak të tërmetit.

Aktualisht tek spitali i Traumës janë 7 persona nën mbikëqyrje dhe që po marrin trajtim, 3 paraqiten në gjendje më serioze.

Të plagosurit e kanë marr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, spitalin rajonal të Durrësit dhe QSUT.

Në Durrës janë 3 persona që po mbahen nën mbikëqyrje nga personeli mjekësor./GazetaExpress/

Share38Tweet

Postime të ngjajshme

Lajmi i Fundit

Tërmeti godet Gjilanin!

Blerim Shala

Tërmeti politik i Kosovës!

Tërmet në Maqedoni

Tërmet në Kosovë!

Tërmet në Maqedoni

Një tërmet i fuqishëm sapo ka goditur Tiranën, dridhja u ndje edhe në zyret e redaksisë Gazeta Mejdani në Prishtinë!

Edhe një tërmet i ri në Ballkan, kësaj radhe ndodhi në Bosnjë!

Edhe një tërmet i ri në Ballkan, kësaj radhe ndodhi në Bosnjë!

Termeti në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm që ndodhi para pak çastesh në Shqipëri, u ndje edhe në disa qytete të Kosovës!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.