Ylli i muzikës pop, Rihanna e ka quajtur Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si një ndër njerëzit më të sëmurë mendor në Amerikë tani për tani.
Në një intervistë për ‘Vogue’, Rihanna “thumboi” përsëri Tumpin, pasi që herën e parë kishte bërë virale një postim në instagram në gusht, ku kishte kritikuar presidentin Trump për dështimin në thirrjet kundër akteve terroriste që ndodhën në El Paso, Texas, Dayton dhe Ohio.
Kurse, në intervistën e fundit ajo tha se njerëzit çdo herë e më shumë po vriten, ndërsa nuk po intervenohet asgjë, sipas këngëtares kjo është plotësisht raciste sepse është duke u marrë krejt normale, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.
“Njerëzit po vriten nga armët e luftës që i blenë legalisht. Kjo nuk duhet kurrsesi të jetë normale. Dhe fakti që është klasifikuar si diçka e ndryshme për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, është një shuplakë në fytyrë. Është plotësisht raciste”.
“Vendos një njeri arab me të njëjtën armë dhe nuk ka asnjë mënyrë që Trump të ulet atje dhe ta adresojë atë publikisht si një problem të shëndetit mendor. Qenia më e sëmurë mendore në Amerikë tani duket se është presidenti”, ka përfunduar ajo.
Discussion about this post