Ish-gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha ka shkruar diçka më tepër se skandaloze në murin e tij në Facebook.
Ai duke mos mund ta pranojë realitetin ku ditë më parë ishte suspenduar nga vendi i tij i punës, dje ka bërë thirrje për derdhje gjaku.
Për më tepër, sipas tij, pa u dergj gjak, ky vend nuk mund t’i kthehet normalitetit.
Pas këtij postimi të tij, kanë reaguar qytetarët e vendit duke e kritikuar dhe sharë me fjalët më ofenduese. Një numër i madh prej tyre i kanë thënë se këto që po i bënë, janë rezultat i karakterit të tij dhe gjendjes së tij psikologjike.
Berisha, në disa komente ka përmendur emra të përveçëm. Përveç kësaj, para disa ditësh në një emision live kishte thënë se e do me zemër Kadri Veselin dhe çmendet pas tij.
Kjo fjali e tij do të mbetet për një kohë të gjatë simboli i personalitetit të Ridvan Berishës.
Ky është statusi origjinal në murin e tij në Facebook:
Ky vend ka nevoje per gjak, perfundimisht, LVV ka ardhe ne pushtet me ftsen per gjak, pa e kalu kete faze nuk mund te kemi normalitet, Gerrnaqat qe jetojne lluksin perendimore duhet ta dijne kete, por mos vajtoni pastaj!