Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë.
Sipas presidentit të SHBA-së, Joe Biden, do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.
E zyrtarët që duan të mbetën miq të SHBA’ve duhet patjetër t’i respektojnë Marrëveshjen e Ohrit (2001), Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995.
Vlen të përmendet se Marrëveshja e Rambujesë dhe Pakoja e Ahtisarit nuk përmenden si marrëveshje që duhet respektuar nga ata që duan të mbetën “miq të Amerikës”.
Ndërsa Rezoluta 1244, sipas të cilës Kosova është pjesë e Serbisë, mbetet një marrëveshje që duhet respektuar.