Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Reagon Salih Kabashi, vlerëson lartë rolin e hoxhallarëve: Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të vendit!

04/15/2023
34
SHPERNDARJE
12.7k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kohëve të fundit në Kosovë ka nisur një debat i nxehtë në lidhje me hoxhallarët dhe rolin e tyre në shoqëri. Hoxhallarët po sulmohen padrejtësisht dhe në mënyrë tendencioze, e ku, elemente destruktive të kësaj shoqërie po bëjnë përpjekje të minimizojnë rolin i tyre në shoqërinë kosovare, shkruan Gazeta Mejdani.

Përderisa disa njerëz me qëllime të errëta po tentojnë të nëpërkëmbin emrin “hoxhë” dhe dëshirojnë të damkosin personalitete të shquara hoxhallarësh, pikërisht në këtë kohë dhe në mënyrë të dinjitetshme paraqitet intelektuali dhe atdhetari i njohur Sali Kabashi.

Ai në një shkrim të tij e thotë troç dhe botërisht: “Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të saj”.

Sipas Kabashit, hoxhallarët e Kosovës kanë dije, elokuencë, retorikë, tolerancë dhe kulturë të lartë në të folur dhe paraqitje.

Gjithnjë sipas Sali Kabashit, hoxhallarët e Kosovës qëndrojnë shumë më lart se sa shumë profesorë universitetesh.

“Më lart se shumica absolute e komentatorëve, opinionistëve e analistëve. Më lart e më sipëriorë se shumë nga politikanët tanë të mbytur në analfabetizmin e tyre të trishtueshëm”, thotë Sali Kabashi.

Intelektali shqiptar, Kabashi nuk e lë pa e përmendur edhe punën atdhetare të hoxhallarëve.

Ai ka shtuar se: “Edhe adhetarisht, sikurse edhe paraardhësit e tyre të lavdishëm, ata qëndrojnë shumë lart krahasuar me krekosësit e shumtë të debateve shterpe e shurdhuese mediatike”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Le të dihet…

Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të saj.

Ata me dijen, elokuencën, retorikën, tolerancën e kulturën e të folurit e të paraqitjes së tyre qëndrojnë shumë më lart se sa shumë profesorë universitetesh.

Më lart se shumica absolute e komentatorëve, opinionistëve e analistëve.

Më lart e më sipëriorë se shumë nga politikanët tanë të mbytur në analfabetizmin e tyre të trishtueshëm.

Po se po, hoxhallarët qëndrojnë shumë më lart edhe se secili anëtar i sotëm i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës!

Ndërsa edhe adhetarisht, sikurse edhe paraardhësit e tyre të lavdishëm, ata qëndrojnë shumë lart krahasuar me krekosësit e shumtë të debateve shterpe e shurdhuese mediatike.

Këto fakte, natyrisht se nuk na gëzojnë. Sepse është tepër e rëndë t’i shohësh kaq përtokë e kaq të mjeruar, por edhe shumë arrogantë ata që në çdo komb e shtet në botë përçojnë e përhapin dije, kulturë e edukatë…

Mund të mos na gëzojnë e mund të xhelozojmë për këtë gjendje, por, siç është thënë qysh moti, të merituarit kija inat, po mos ia ha… hakun. /Gazeta Mejdani/

https://www.facebook.com/salih.kabashi/posts/pfbid0anFkK1v9rcdMtSree65YEi2jyDrWvazAv9jR6VrPVEAuGuiXXZCLwJasuCpgFXA7l

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Përdritje idealesh!

Përdritje idealesh!

Bajrami: Skena politike turke po krijon tre liderë të rinj, Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

Bajrami: Skena politike turke po krijon tre liderë të rinj, Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

Zgjedhjet në Turqi dhe ekuilibri i forcave në Ballkan!

Zgjedhjet në Turqi dhe ekuilibri i forcave në Ballkan!

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun!

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun!

Zgjedhjet në veri, Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, janë shtyrë njëherë dhe s’do të shtyhen më!

Zgjedhjet në veri, Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, janë shtyrë njëherë dhe s’do të shtyhen më!

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi: Jemi shtet laik, restoranet duhet të shërbejnë edhe gjatë kohës ë agjërimit!

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi: Jemi shtet laik, restoranet duhet të shërbejnë edhe gjatë kohës ë agjërimit!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.