Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 46 jetëve në aksidentin në Bullgari.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari”, është shprehur ajo.
“Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime”.
“Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”.
Duhet përkujtuar që 46 persona kanë humbur jetën nga ky aksident në Bullgari, ndërsa theksohet se viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.