Pas disa aktviteteve në Prishtnë dhe vende të tjera të Kosovës, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vizitoi Pejën.
Atje është pritur atje nga një numër i madh i qytetarëve. As shiu që binte nuk arriti t’i ndalte pejanët për ta përshëndetur kryetarin e AAK-së.
Postimi i plotë e Ramush Haradinaj:
Peja nuk e lejon dorëzimin e Kosovës!
Me Pejën, vendin e krenarisë dhe të qëndresës, lidhet pandashëm edhe historia e Aleancës. Dhe këtu, në zemër të Dukagjinit, kurorëzohet fitorja e saj, me gjashtë tetor. Po këtu, përqëndrojmë fokusin, për ta jetësuar vizionin tonë 100% shtet, që e rikthen Pejën në hartën e investimeve dhe e vendosë atë në trajektorën zhvillimore.
Me njerëzit e shtëpisë, që kaluan nëpër sprova të mëdha, janë marrë vendime që tejkalojnë dimensionin e kohës sonë, duke e ndalur ndarjen e Kosovës, dhe këtë do ta konfirmojë historia.
Koalicioni AAK-PSD ia di nderin Dukagjinit e Pejës, dhe fuqinë vendimmarrëse në nivel vendi. Ligji për Parkun Kombëtar nuk do të bëhet pengesë për zhvillim dhe projekti “Borea” do të realizohet, siç do të jetësohet Autostrada e Dukagjinit, hallka e fundit që lidhë Pejën me tregjet globale./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post