Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Qëllimi i Thaçit në Paris është ta fshijë Kosovën nga harta politike e Europës!

November 13, 2019
302
SHARES
6.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Enver Bytyqi

Këtë prirje dhe vendosmëri të Francës për ta mbajtur fort në lojën politike presidentin e Kosovës e shpjegon vetë zoti Thaçi në një shënim të tijin kur shkruan se “Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”.

Shkruan: Enver Bytyqi

Hashim Thaçi i ftuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris ka takuar gjithashtu presidentin francez, Emmanuel Macron. Më pas ai u prit përsëri nga presidenti francez, kësaj here i shoqëruar nga miku i madh i presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, shkëlqesia e tij, president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tri ditë më parë kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ishte gjithashtu në Paris dhe u takua me tre këshilltarë të presidentit francez. Por Thaçi u prit në Shën Elize me nderime të mëdha.

Këto lëvizje kanë sjellin një qasje të re në raportet politike të Prishtinës. Parisi duket se preferon ta mbajë Hashim Thaçin si lojtar kryesor në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës me Serbinë dhe për këtë u duhet ndihma e Albin Kurtit, si politikani më i votuar në Kosovë. Nuk ka shpjegim tjetër fakti që në tri ditë dy liderët kryesorë të Kosovës gjenden në Paris.

Këtë prirje dhe vendosmëri të Francës për ta mbajtur fort në lojën politike presidentin e Kosovës e shpjegon vetë zoti Thaçi në një shënim të tijin kur shkruan se “Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”.

Ose kur ai i konfirmoi presidentit Macron se  “Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Sipas Thaçit “Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, i cili do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë”.

Po si mund të lexohen këto mesazhe?

Hashim Thaçi për të disatën herë ka takuar presidentin francez, Macron, madje duke e ndjekur nga pas deri në Armeni, në përpjekje për ta bind për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por është ndjerë keq në takimet multilaterale me kancelaren Merkel. Hashim Thaçi ka akses në të gjitha zyrat ku  punojnë miqtë e Aleksandër Vuçiq , por nuk ka akses në zyrat dhe kancelaritë, ku Beogradi nuk është me ndikim. Një nga ato zyra ku presidenti serb ka akses dhe ndërmjetëson edhe për presidentin e Kosovës është gjithashtu ajo e presidentit francez. Madje po në Paris Vuçiq ia mundësoi Thaçit takimin entuziast me presidentin rus, Vladimir Putin. 

Ndërkohë Emmanuel Macron lufton ose të marrë lidershipin e BE-së, ose ta shkatërrojë atë përmes skemave proruse. Angjela Merkel është në ikje. Për pasojë Macron pretendon që të vihet në rolin e saj të lidershipit europian. Por vendosja në krye të Komisionit Europian të Ursula Van der Leyn e ka hidhëruar presidentin francez. Në këto kushte ai i bën presion Europës me “lëkurën e ujkut rus”. Pjesë e kësaj strategjie është bekimi prej tij i krijimit të unionit euro-aziatik të minishengenit, me të cilin shartohet Serbia e asocuar me Rusinë dhe Shqipëria e Maqedonia të asocuara me NATO-n. Ndërsa Mali i Zi refuzoi të jetë pjesë e këtij unioni “neutral”! Dhe është shumë interesant të shihetnë këtë rast kontrasti në raportet me perëndimin midis Gjukanoviq nga njëra anë dhe Edi Ramës e Hashim Thaçit nga ana tjetër.

Me qëllim që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shkurajohen Macron bllokoi integrimin e tyre në BE dhe zbuloi planin e tij për një projekt neutraliteti të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është ky një projekt ruso-francez, apo është një lojë politike presioni për të zënë vendin e zonjës Merkel, këtë do ta shohim në të ardhmen. Ai thotë se e bllokoi integrimin e Maqedonisë së Veriut që Shqipëria të mos ndjehej keq, por në fakt i bllokoi të dyja këto për t’i nxit në krijimin e një zone integrimi nën lidershipin serb.

Por një gjë është e sigurt: Emmanuel Macron është entuziast për faktin që “NATO është pa trurin e saj”, SHBA-të dhe njëkohësisht subkoshienca e tij e shtyn të realizojë një marrëveshje antishqiptare midis Prishtinës dhe Beogradit. Në projektin macronas të minishengenit dhe zones neutrale proruse atij i ndihmon Edi Rama. Në projektin e realizimit të një marrëveshjeje antishqiptare e proserbe midis Kosovës e Serbisë ka ndihmën e Hashim Thaçit.

Ndërkaq Albin Kurti duket se është në dilemë. I ndodhur nën presionin e faktorit proserb e prorus ndërkombëtar ai ka filluar të bëhet i paqartë për pozicionet e tij politike sa i përket këtyre dy projekteve që përmendëm më lart. Duket se nuk artikulon më qartësisht si në opozitë ose si në fushatë elektorale. E nëse ka filluar të lëkundet ende pa u bërë kryeministër askush nuk e di se çfarë do të jetë si kryeministër: Do të jetë një kopje e Hashim Thaçit, apo vasal i Edi Ramës?! Së paku nuk kemi një artikulim të saktë të tij. Nëse ndodh kjo, atëherë do të kemi në pushtet një PDK2! Nëse do jetë I tillë ai do t’i bashkohet korit të politikanëve shqiptarë e joshqiptarë, të cilët punojnë për fshirjen e Kosovës nga harta politike e Europës!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet të deklarohen sa më shpejt të jetë e mundur për atë se Hashim Thaçi nuk ka ose nuk do të ketë mandat të përfaqësojë Kosovën në bisedimet midis Prishtinës e Beogradit si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare. Në një republikë parlamentare, çka është Kosova, këto attribute i takojnë qeverisë. Kjo është më e pakta që duhet të ndodhë. Ndryshe Thaçi do të vijojë ta përçajë politikën shqiptare dhe të punojë për realizimin e interesave serbe në Kosovë, ndërkohë që Rama vijon i patrazuar punën e vet për ta sjellë Serbinë edhe në Shqipëri.

Share283Tweet

Related Posts

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025
Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.