Në turravrapin e jetës që bëjmë thuajse të gjithë, e sidomos në “normalitetin” e ri dhe të çuditshëm që po jetojmë për shkak të koronavirusit, ka një sfidë botërisht të njohur: të jetuarit shëndetshëm!
Në mungesë të kohës, vakti i mëngjesit “fluturon” tej listës së ritualit të rëndësishëm që duhet të ndjekësh për të qenë në formë me peshën dhe fizikun tënd, pse jo edhe të kesh një stomak të përgatitur për ditën që të pret përpara! Sepse ti thjesht nuk ke kohë!
Duhet të jesh i përpiktë në mbledhjen me shefin, në frekuentimin e palestrës, në nevojën për të dërguar fëmijët në shkolla apo tek gjyshërit, në angazhimet e punës, e të gjitha këto mblidhen bashkë çdo ditë të jetës tënde duke të të kujtuar se panorama është sfilitëse…E jo vetëm fillimi i ditës! Ti harrohesh në punë, në mbledhje e takime që dalin jashtë axhendës tënde nuk konsumon një vakt të shëndetshëm, darka shpesh nuk të zë në tavolinë me familjen, një natë e paparashikuar me shoqërinë, një ftesë për një darkë në restorant, etj.
Arsyet mund të jenë kaq të shumta, sa shpesh të mbajnë larg objektivit tënd për të jetuar shëndetshëm dhe për të qenë në super formë fizike.
Por, mos u pezmato! Problemin tënd e kam edhe unë, edhe kolegia ime e zyrës, edhe miqtë e mi, edhe njerëzit me të cilët më lidh njohja, puna, pushimet, gjithçka. Ne mund të gjejmë bashkarisht më të mirën zgjidhje, atë më të shëndetshmen dhe më efikasen! Frutat e thata! Po, Palma! Një histori suksesi 100% shqiptare që e kanë kthyer këtë në një markë të sigurt dhe zgjedhje për çdo klient. Po, e përsëris! Unë i dua frutat e thata, sidomos ato të Palma-s. Përdorimi strategjik i frutave të thata dhe jo të freskëta, në të gjitha gamën e llojshmërisë së pafundme të tyre është një mënyrë e zgjuar, pra një gjetje për të përmbushur nevojat tuaja ushqyese si edhe për të kontrolluar peshën tuaj.
Si qëndron kjo lidhja mes frutave të thata dhe kontrollit të peshës? Së pari, njerëzit që hanë më shumë racione frutash kanë peshë më të ulët, madje më shumë sesa ata që konsumojnë tri vakte të plota! Këtë e konfirmojnë studimet e fundit! Më pak se 30% e të rriturve hanë dy racione të rekomanduara të frutave në ditë dhe frutat e thata mund të jenë një mënyrë e thjeshtë për të mbushur hendekun, veçanërisht për stilin e lëvizshëm të jetës që kemi thuajse të gjithë. Frutat e thata të Palma Nuts janë një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve dhe kjo përkthehet në: peshë ideale, më pak yndyrë në trup dhe më pak yndyrë në bark, madje edhe më pak kalori.
Nga fistikët, kikirikët me ose pa lëvozhgë, lajthitë, tërshëra, boronica e plot lloje të tjera frutash të thata që ju mund t’i konsumoni kurdo dhe kudo ku jeni! Në zyrë, në makinë, në shtëpi, në plazhe duke marrë rrezet e diellit dhe me detin që shtrihet para syve tuaj, në shoqërinë e miqve, familjarëve, kolegëve! Produkti përfundimtar ka aromë dhe shije të freskët, sepse Palma kujdeset për të sjellë pranë nesh paketime me ambalazh brenda standardeve të garancisë e sigurisë ushqimore dhe higjienës. Palma dallohet lehtësisht nga ngjyra jeshile e paketimit, ndërsa porcionet mund t’i blini sipas dëshirës suaj, nga ato individuale në formën e snack, tek sasitë e mesme për 2-3 persona ose dhe në porcione më të mëdha.
Një tjetër truk i zgjuar që ju mund ta praktikoni, për ta kthyer në ritualin e ditëve tuaj është kombinimi sipas shijes dhe preferencave tuaja, të frutave të thata me ushqime të tjera të shëndetshme, si kosi, tërshëra, në smoothies të ndryshëm, në vakte ushqimore, kudo!
Kjo është ajo që ju duhet! Për të përmbushur nevojat ushqyese të trupit, e për të qenë praktik dhe në formë me zgjedhjen tuaj!
Fruta të thata Palma, një botë plot energji!