
Përkrah karrierës së saj shumë të pasur akademike, profesoresha universitare, Albena Reshitaj, po ecën mbarë me hapa të fuqishëm edhe drejt sukseseve politike.
E diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës ku edhe kryen magjistraturën në Drejtimin e Ortodontisë, nënkryetarja e AAK-së, doktoresha në shkencave të mjekësisë, Albena Reshitaj është kandidate nga radhët e AAK-së për deputete në Parlamentin e Kosovës.

Ajo është e njohur me aktivitetet e saj edhe në rrafshe tjera. Për një kohë ishte indikatorja më e fuqishme në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, ku si Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ajo dha një kontribut të pashoq në senzibilizimin e qytetarëve për pastrimin e Kosovës. Ishte prezente gjithandej nëpër Kosovë për ta dhënë kontributin e saj dhe për t’i frymëzuar qytetarëte ta mbajnë pastër Kosovën.
Prof. Dr. Albena Reshitaj mbanë numrin 21 në listën për deputetë.
Siç shkruan në llogarinë e saj në Facebook, ajo thotë se, “Me datë 6 tetor do të rreshtohemi të gjithë së bashku për kauzën e madhe të shekullit 21, dhe me mua me numrin 21, për 100% shtet dhe 100% shpresë”.
Të ju rikujtojmë, profesoresha në Fakultetin e Stomatologjisë, Albena Reshitaj, e cila ka të kryer edhe Fakultetin e Arteve, është njëra prej kandidateve më të shkolluara prej të gjithë kandidatëve tjerë nga të gjitha listat e partive tjera.

Gjithsesi, ajo zëgon një respekt të madh në mesin e anëtarëve të partisë së saj, si dhe është shumë e respektuar nga kolegët akademikë dhe nga studentët në Universitetin e Prishtinës./Gazeta Mejdani/

Discussion about this post