Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që konsiderojnë Kinën si rivalin më të rëndësishëm strategjik, janë të vetëdijshme se superioriteti (epërsia) amerikan po përballet me një sfidë të orientuar nga Kina.
Shkruan: Murat Yesiltas
Por çështja se si do të zbatohet strategjia e “aksit aziatik”, themeli i së cilës u hodh në periudhën e Obamës, për të ekuilibruar Kinën, parashtron një pikëpyetje. Kuptohet se administrata e Biden sheh si objektivë strategjike vazhdimin e kufizimit dhe të ekuilibrimit të Kinës, por do të ketë ndryshime në metodat e zbatimit të kësaj strategjie.
Vizitat e Bilinken dhe Austin në Japoni dhe Korenë e Jugut dhe vizitat e Austin në Indi përbëjnë akset më të theksuara të hapave që duhet të ndërmerren drejt Kinës.
Synimi i parë është ndërtimi i një lidhje të fortë politike për të forcuar lidhjet tradicionale të aleancës. Pastaj është forcimi i këtyre lidhje demokratike dhe politike, ekonomikisht dhe ushtarakisht, kundër zgjerimit gjeopolitik të Kinës.
Gjuha e përdorur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Japoni tregon se administrata e Biden mendon se Kina nuk është vetëm një kërcënim ekonomik dhe ushtarak, por edhe një kërcënim për rendin liberal me qendër-normë. Administrata e re, e cila merr më shumë në objektivë Kinën në fusha të tilla si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, është gjithashtu e vetëdijshme se kjo çështje do të jetë edhe një garë për të ardhmen e rendit ndërkombëtar.
Një qëllim tjetër i administratës Biden në kontekstin e ndryshimit të rendit ndërkombëtar, i cili po përpiqet të krijojë një front global kundër Kinës, është të bëjë një rregullim gjeopolitik në krahun Perëndimor, që do të riparojë sistemin tradicional të aleancës. Në këtë pikë, ndër përparësitë e Biden për të eliminuar dëmet e përjetuara në epokën Trump në lidhjet transatlantike është të mbyllë shpejt plasaritjet përpara se ato të kthehen në vija të thella gjeopolitike. Kjo qasje u bë më e qartë në Bruksel, ku Blinken shkoi për Takimit e Ministrave të NATO-s.
Administrata Bidenit këtu ka dy qëllime. E para është ripërcaktimi i misionit strategjik të NATO-s, i cili funksionon si shtylla më e rëndësishme e bllokut gjeopolitik transatlantik. Në periudhën e Trumpit, ku në NATO dolën më shumë zëra plasaritjeje dhe pati divergjenca të theksuara brenda aleancës, për administratën Biden, vihet re se do të ketë përparësi “restaurimi” i saj (NATO-s).
Duke theksuar se aleanca nuk është vetëm një organizatë e mbrojtjes dhe sigurisë, Blinken në Bruksel nxori në plan të parë një identitet të NATO-s, ku ana e saj politike është më e theksuar. Duke deklaruar se si organizatë ata janë në fazën e “kuptimit të Kinës”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për Kinën ka filluar të përdorë më shpesh termin “kërcënim”. Në fakt, në takimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shihet se kjo qasje u kthye në një ligjërim të përsëritur.
Evropa duke ditur që ka mundësi për të bashkëpunuar me Kinën, është gjithashtu e vetëdijshme se në të njëjtën kohë ky biznes është bërë një sfidë strategjike. Prandaj për Biden, NATO duket se është shtylla më e fortë në angazhimin e ri Transatlantik që do të ndërtohet kundër Rusisë dhe Kinës.
Qëllimi i dytë i administratës së Biden është të riparojë strukturën e copëzuar të frontit gjeopolitik Perëndimor në aksin transatlantik. Përveç Blinken, i cili mori pjesë në Samitin e Ministrave të NATO-s, pjesëmarrja duke tërhequr vëmendjen ndaj Kinës dhe Rusisë e Biden në distancë në samitin e udhëheqësve të BE-së përmes video-konferencës, ka cilësinë e një aranzhimi për Evropën. Megjithëse Blinken deklaroi se ata nuk i ofruan Evropës një zgjedhje si “o jeni me ne ose jeni me ata” në luftën e SHBA kundër Kinës, kuptohet që do ta detyrojnë gradualisht (gjithnjë e më shumë) Evropën të bëjë një zgjedhje në lidhje me Kinën. Një nga shqetësimet që i jep trajtë politikës së re të autonomisë strategjike që Bashkimi Evropian po përpiqet të vejë në jetë këto ditë, është Kina. Për këtë arsye, bëhet fjalë për një Evropë që do t’i thotë po udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të krijojë një integritet strategjik kundër Kinës.
Vlerësim i Doç. Dr. Murat Yeşiltaş, Drejtor i studimeve të sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara për Politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Kinën.