Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Plakja e popullsisë, nga kujdesi për fëmijët, po kalohet tek ai për të moshuarit!

December 31, 2019
20
SHARES
2.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse në vitet 1990 një çifti në moshë pune i duhet të kujdesej për 3-4 fëmijë dhe dy të moshuar, tani një çifti i duhet të kujdeset për më shumë se dy të moshuar dhe më pak se dy fëmijë.

Aktualisht Shqipëria radhitet në ato vende ku popullsia në moshë pune (15-64) vjeç ka më shumë në varësi të rinj të moshës (0-14) vjeç se sa të moshuar mbi moshën 64 vjeç, por kjo varësi po ndryshon me shpejtësi.

Nëse varësia është e lartë për moshat e reja, ky zhvillim në perspektivë është një zhvillim pozitiv, pasi forca e punës do të furnizohet më punonjës të rinj, por nëse varësia transferohet nga moshat e reja drejt të vjetrave atëherë ata që punojnë duhet të kujdesen për një grup moshë që nuk e kthen “investimin”. Në Shqipëri së fundmi struktura e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi nga moshat e reja tek ato të vjetra.

Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë, teksa popullsia në moshë pune me njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishte 1.969.996 persona gjatë të njëjtit vit, sipas të dhënave të INSTAT.

Për vitin 2018 raporti i varësisë së të moshuarve në Shqipëri është 20,1 % kundrejt 17,9 % në vitin 2014. Nga ana tjetër, raporti i varësisë së të rinjve në vitin 2018 është 25,4 % kundrejt 28,2 % në vitin 2014, duke pasur kështu për një tendencë në rënie të këtij raporti në vendin tonë.

Por ende në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

Nga  janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat.

Zhvillimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet, ndërkohë që struktura e saj tregon se popullsia po shkon drejt plakjes. Ekspertët e INSTAT shpjegojnë se kjo si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë, si dhe nga ana tjetër e lindshmërisë, e cila vazhdon të jetë nën nivelin e zëvendësimit.

Mosha mediane e popullsisë është indikator që tregon qartë tendencat drejt plakjes së popullsisë sonë. Mund të vihet re një rritje e ndjeshme e moshës medianë, e cila arrin

në 36,1 vjeç në vitin 2018 nga 34,2 vjeç që ka qenë në vitin 2014. Mosha mediane 36,1 vjeç tregon se gjysma e popullsisë gjithsej është më e re se kjo moshë dhe gjysma tjetër më e madhe. Në vitin 2018, femrat kishin një moshë mediane më të lartë prej 37,2 vjeç kundrejt 35,0 vjeç për meshkujt./

/Gazeta Mejdani/

Share9Tweet

Related Posts

No Content Available
No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.