
Një person ka mbetur i plagosur dje në Fushë-Kosovë si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.
“Fushë – Kosovë 29.09.2019 – 15:10. Viktima mashkull k-shqiptar ka informuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull k-shqiptar me pistoletë e ka plagosur viktimën. Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë i dyshuari gjendet në arrati./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post