Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
No Result
View All Result
Mejdani

Përse Ajnshtajni e nxori gjuhën?

03/14/2021
3
SHARES
940
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ajnshtajn

Kanë kaluar 70 vjet që kur është shkrepur fotografia më e famshme të gjitha kohërave. Në qendër të ngjarjes: reporterët insistues dhe Albert Ajnshtajni, që festonte ditëlindjen.

Është 14 marsi i vitit 1951 dhe Albert Ajnshtajni ka ditëlindjen, mbush 72 vjeç. Fizikanti i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në SHBA  dhe punon atje në “Institutin për Studime të Avancuara” në Princeton, New Yersey. Në qendrën kërkimore mbahet për nder të tij një ceremoni.

Fotografia e çastit që u bë ikonë

Kur ai ngrihet për të ikur, jashtë e presin paparacët. Ata duan të dëgjojnë nga profesori me famë botërore ndonjë shprehje mendjemprehtë për situatën politike në botë dhe të bëjnë foton perfekte të ditëlindjes. Albert Ajnshtajn ndjehet i bezdisur dhe i lodhur nga të gjitha fjalimet festive, ai e urren gjithsesi zhurmën mediatike rreth personazhit të tij. Dëshiron thjesht të largohet që andej. Por nuk mundet, sepse ndodhet ulur në sediljen e pasme të një limuzine, midis ish-drejtorit të institutit, Frank Aydelotte dhe gruas së tij Marie.

“Mjaft, mjafton …”, u kishte thënë ai pandërprerë gazetarëve, por ata nuk e linin rehat: “Hej, profesor, ju lutem buzëqeshni për një foto ditëlindjeje”, thërret njëri prej gazetarëve.

Ajnshtajni, shpirt i lirë, jokonvencional, u nxjerr thjesht gjuhën ndjekësve të tij. Fotografi Arthur Sasse shkrep pikërisht në këtë moment aparatin dhe bën fotografinë e famshme në të gjithë botën.

Profesori i shpërqendruar, me flokë të shpupurishur dhe me veshje të lënë pas dore, që harron aq shpesh të mbathë çorapet, teorinë e relativitetit të të cilit pak kush e kupton deri më sot, u mitifikua që në të gjallë të tij. Pamja ikonike e kësaj fotografie çasti i jep këtij truri gjenial statusin e një pop-ikone.

Por nuk është fotografi Arthur Sasse, që i jep fotografisë famë botërore, por vetë Albert Ajnshtajni. Atij i pëlqen fotografia, porosit shumë printime të tjera dhe i pret ato në mënyrë të tillë, që çifti Aydelottes të mos duket, por vetëm portreti i tij me gjuhën e nxjerrë jashtë.

Ai ua dërgon atë gjithë kolegëve, miqve dhe të njohurve.

“Gjuha e nxjerrë pasqyron pikëpamjet e mia politike”, duhet t’i ketë thënë ai në konfidencë mikeshës së tij të fundit, Johanna Fantova.

Ajnshtajni rreth budallallëkut njerëzor

Ajnshtajni, i cili qe hebre, kishte ikur nga Gjermania naziste. Ai e dinte se si ndjehesh, kur shteti bën gjueti shtrigash ndaj një grupi të caktuar. Prandaj atij nuk i pëlqente Lufta e Ftohtë dhe përndjekja e gjoja komunistëve, e nxitur nga senatori John McCarthy, prej së cilës shumë politikanë, intelektualë dhe artistë akuzoheshin si “jo-amerikanë”.

“Sundimi i budallenjve është i pamundur të kapërcehet, sepse janë aq shumë dhe votat e tyre kanë po aq vlerë sa dhe tonat”, thoshte ai.

“Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku njerëzor. Por për universin nuk jam ende krejt i sigurt”, thoshte Ajnshtajni.

Këtij budallallëku Ajnashtajni i konfrontohej me gjenialitet – dhe me gjuhën e nxjerrë jashtë. Sot këtë fotografi e gjen ende të riprodhuar miliona herë: në postera dhe bluza, kartolina urimi, filxhanë dhe piktura. Profesori gjenial ka adhurues të shumtë edhe në mesin e brezit të sotëm.

ShareTweet

Related Posts

Der Spiegel

Der Spiegel: Burimi i skandalit protokollar gjatë vizitës në Ankara të krerëve të BE-së, është mosmarrëveshja mes Michel dhe Leyen!

Astrid Prange

Falja është më e mirë se të qenët i pazemërt!

Jorn Rohde

Ambasadori gjerman thirrje të votohet zgjedhja e presidentit: Nuk mund ta imagjinoj se do ta qoni vendin sërish në zgjedhje!

Jorn Rohde

Ambasadori gjerman uron Kurtin për formimin e qeverisë së re!

Mercedes

Mercedesi tërheq nga tregu 264 mijë vetura!

Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë: Edhe një palë zgjedhje të tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën do të kishim nevojë!

Mos i humb

Qeveria Kurti 2
Kosovë

Të gjitha vendimet që i more sonte Qeveria Kurti!

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj, ku janë hequr disa nga kufizimet e vendosura dy...

Zabërxhë

Zabërxha, vendi ku organizohej qëndresa popullore për çlirimin e Kosovës!

Fadil Maloku

Godet profesori universitar: Kujdes, ‘fake news’-in e plasojnë karakteret e dobëta, kurse e konsumon publiku injorant!

Gurakuç Kuçi

‘Non paper’ i Sllovenisë: Një rrezik i madh për interesat shqiptare!

Murat Yesiltas

Marrëdhëniet Turqi-Libi!

Lajmi i Fundit

Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje!

Red Rain

Pija që ju bën më vigjilent në punë!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.