Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës!

09/19/2019
6
SHPERNDARJE
9
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Pasaporta e Kosovës

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, në numër të madh kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Rroksana Qarri, drejtore e zyrës për komunikim publik në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti në vit po shënon rritje numri i personave që kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës.

Arsyeja e lirimit nga nënshtetësia, sipas saj, në të shumtën e rasteve ka të bëjë me atë se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, ndër to edhe Kosova.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 3519 persona. Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thotë Qarri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga viti 2009 deri në vitin 2018 mbi 40 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Mesatarisht në vit, nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, por në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë.

Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra e të tjera.

Fjolla Vukshinaj nga organizata joqeveritare ‘Germin’, që merret me organizmin e diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri në rritje i qytetarëve që lënë nënshtetësinë e Kosovës është shqetësues.

Heqjen dorë nga nënshtetësia e Kosovës, shton Vukshinaj, qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës e bëjnë për shkak se janë të detyruar, duke marr parasysh që disa shtete te Bashkimit Evropian nuk lejojnë shtetësinë e dyfishtë, siç është rasti me Gjermaninë.

Megjithatë, ajo thotë se pavarësisht se këta qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia, Kosova përmes Ligjit për diasporën duhet të krijojë mundësinë e inkuadrimit të tyre në jetën shoqërore në Kosovë.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje që pavarësisht largimit nga vendi apo heqjes dorë nga shtetësia, të ofrojmë rrugë të tjera ligjore për të përfshirë sa më shumë potencialet e diasporës në jetën politike, kulturore, ekonomike dhe sociale. Kjo ngase diaspora jonë nuk është tipike, sikurse diasporat e shumë vendeve të botës, sepse pavarësisht heqjes dorë nga nënshtetësia, ata përsëri vazhdojnë të mbesin të lidhur me vendin amë (me Kosovën) dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme”, thotë ajo.

Ekonomia e Kosovës përgjatë viteve është varur nga paratë, të cilat dërgohen nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Remitencat e pranuara në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore.

Vetëm në vitin 2018 vlera e remitencave, kap shumën e 800 milionë eurove.

Share6Tweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

Ushtria serbe

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

Mustafë-Bajrami

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

Mustafë Bajrami

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

Pas Turqisë, edhe Kroacia mbështet aderimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO!

Formohet grupi punues për anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO, flet kryediplomatja Gërvalla!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.