
Gjatë ditës së sotme (e diel), në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do kenë mundësi për të votuar dhe për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm, përfshirë edhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Njëjtë kanë vepruar edhe shumë prej fytyrave publike, këngëtarë e artistë, të cilët kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale se kanë përfunduar procesin e votimit.
Në mesin e tyre është edhe këngëtari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni, i cili pas votimit për RTV Dukagjinin ka vendosur të këndojë një këngë.
Fjala është për një pjesë të shkurtër të këngës së Dervish Shaqës, të cilën mund ta ndiqni më poshtë:
Discussion about this post