
Partia FJALA sot në Malishevë ka zhvilluar fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Malishevë sikur në çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktisë shtetin dhe të emigrojë. Prandaj. ka thënë ai, nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Malishevës, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.
Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatin për deputet nga Malisheva:
Bedri Bytyçin – magjistër i Gjuhës Shqipe dhe magjistër i FSI-së.
Partia FJALA,
Prishtinë, 03.10.2019
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post