Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

Paralajmeron kandidati për kryeministër në Kosovë; mund të më vrasin!

09/24/2019
12
SHPERNDARJE
7
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kandidati për Kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, në një intervistë ka folur zgjedhjet e parakohshme, për koalicionin ‘Sloboda’, për gjuhën linçuese dhe të tensinouar që janë duke e përdorur zyrtarët e Listës Serbe dhe Beogradi zyrtar kundër këtij koalicioni. Ai gjithashtu ka folur edhe për programin qeverisës, si dhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi e dialogun.

Rashiq ka thënë se zyrtarët e koalicionit që ai e udhëheq janë në presion të madh nga mekanizma legal dhe ilegal të udhëhequr nga Beogradi për të dëmtuar e frikësuar ata. Ai ka shpjeguar edhe pse sipas tij koalicioni ‘Sloboda’ është në këtë garë për tu ofruar serbëve të Kosovës një perspektivë tjetër në Kosovë.

“Konsideroj që serbët e Kosovës janë popull i uzurpuar dhe e kemi zgjedhur një fjalë si sinonim i lirisë. Pra liri nga të gjitha dukuritë negative. Në momentin kur Beogradi zyrtar dhe jozyrtar i përdor krejt forcat për momente politike, i shkel trupat, ju duhet të jeni të gatshëm për një luftë. Metodat që po përdorën këto ditë, ku tre-katër njerëz janë larguar nga puna, një komisioner e kanë suspenduar në komunën e Graçanicës, e po ashtu edhe një komisioneri tjetër nënën e tij. Sa paradoksale mund të jetë kur një komisioner ka mendimin e tij politik dhe e përjashtojnë nënën e tij nga puna për këtë gjë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sipas tij është momenti që serbët e Kosovës të marrin në duar të tyre fatin dhe çështjen e tyre.

“Po vazhdon kërcënimi, linçimi, ofendimi, gjuha pa kulturë. Një nga deklaratat e para nga Lista Serbe ka qenë që “ne jemi parazitë”. Fatkeqësisht ky ofendim po vazhdohet dhe po përkrahet nga ana e Beogradit e nivelit të lartë. Për ata të gjithë ne jemi tradhtar, jemi shqiptaro-serb. Ne tani po funksionojmë sikur në ilegalitet. Sikur në ndonjë rezistencë në kohën e luftës. Kushdo takohet me mua apo bashkëpunëtorët e mi e gjen menjëherë mënyrën e linçimit. Nuk hezitojnë të përdorin cilëndo masë që kanë në dispozicion”, ka thënë ai duke shtuar se ka frikën që në kohën kur fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, kjo gjuhë do të ashpërsohet edhe më shumë.

“Tek ne do të jetë e vështirë të shkohet në Zubin Potok, Zveçan por edhe në vende tjera. Kam frikë që mund të ndodhë edhe më keq. Ju e dini që Ivanoviç është vrarë për shkak të politikës, dy kandidatë të komunës së veriut kanë qenë të vrarë. Dhe kjo është metodologjia që është përdorur,dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Unë nuk kam pasur kërcënime personalisht. Vlera morale duhet të jetë një nga parimet e para tek secili politikan. Ne në listë jemi që besojmë se serbët e Kosovës meritojnë më mirë se Lista Serbe, që nuk punojnë e as nuk kanë ofruar ndonjë projekt”, ka thënë Rashiqi.

Ndër të tjera Rashiq ka shpalosur edhe programin e tij qeverisës.

“Përveç programeve ekonomike, do të jetë edhe fuqizimi i serbëve brenda programeve institucionaliste. Të jenë pjesë e dialogut, e atyre ngjarjeve që po ndodhin. Ne kemi edhe deklaratën e pajtimit që për herë të parë e ka bërë një parti. Unë do të ftoj jo vetëm serb por edhe shqiptar ta shohin se çka po ndodh me ne. Qëllimi i parë është të bëjmë një pajtim sepse e dimë që është duke ndodhur një radikal ekstrem në Beograd”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 6 tetor. Telegrafi ka provuar të intervistojë edhe zyrtarët e Listës Serbe, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur deri tani.

Share12Tweet

Postime të ngjajshme

Valdrin Ferizi

Konvergjenca me Listën Serbe!

Kuvendi-Seanca

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

Zgjedhjet-lokale

Nesër në ora 10:00 shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale!

Goran Rakiq

Goran Rakiq shpall fitoren e Listës Serbe në 10 komuna!

Sot në ditën e zgjedhjeve lokale, deri më tani kanë lindur 16 foshnje!

Sot në ditën e zgjedhjeve lokale, deri më tani kanë lindur 16 foshnje!

Shkullaku godet Vetëvendosjen: Janë zgjedhjet e para ku VV-ja do të gjykohet me votë edhe për mënyrën e qeverisjes!

Shkullaku godet Vetëvendosjen: Janë zgjedhjet e para ku VV-ja do të gjykohet me votë edhe për mënyrën e qeverisjes!

Discussion about this post

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.