Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vendet perëndimore duhet të mbajnë fjalën e tyre dhe duhet të mbështesin Turqinë në lidhje me çështjen e refugjatëve, në të kundërt do të hapim dyert për kalimin e tyre në Evropë, transmeton Gazeta Mejdani.
Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe zhvillim (AK), Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e Kryetarëve të Zgjeruar të Rretheve, organizuar në selinë e partisë.
Në fjalimin e tij ai theksoi se vendet perëndimore nuk i kanë mbajtur premtimet e dhëna Turqisë për refugjatët dhe shtoi: “Nëse nuk ka zonë të sigurt do të hapim dyert. Nëse do të na mbështesni, të na mbështesni nëse jo do të jemi të detyruar ti hapim dyert. Vetëm ne do ta mbajmë këtë barrë?”.
“Në lidhje me ndarjen e barrës së refugjatëve që mirëpresim nuk morëm mbështetjen e duhur nga bota me në krye Bashkimin Evropian. Për të marrë këtë (mbështetje) mund të mbetemi të detyruar për të bërë këtë (hapjen e kufijve)”, tha Erdoan.
“Ne jemi të vendosur të fillojmë defakto në mënyrën që duam ne krijimin e zonës së sigurt në lindje të lumit Eufrat deri në javën e fundit të shtatorit” u shpreh presidenti turk dhe shtoi: “Synimi ynë është që të krijojmë një zonë të sigurt për të banuar për të paktën 1 milionë vëllezër tanë sirianë përgjatë vijës kufitare 450 kilometra të gjatë”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post