Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Botë

OKB: Ndryshimet klimatike do t’i japin botës një goditje të rëndë!

08/16/2019
4
SHPERNDARJE
89
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndryshimet klimatike së shpejti do t’i japin botës një goditje të fortë, paralajmëron një raport i ri i Kombeve të Bashkuara. Raporti analizon përkeqësimet e tokës bujqësore dhe arrin në përfundimin se ndryshimet klimatike do të vënë në rrezik prodhimin ushqimor dhe do të rëndojnë problemin e urisë, transmeton Gazeta Mejdani:

Temperaturat e larta rekord të kohëve të fundit sollën shkrirjen më masive brenda një muaji në Groenlandë, duke paralajmëruar ngritje të frikshme të nivelit të detit.

Një studim i OKB-së paralajmëron se në vitet e ardhshme ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në sasinë e ushqimit që prodhon njerëzimi:

“Megjithë shtimin e prodhimit bujqësor, rreth 821 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ndryshimet klimatike do të sjellin rënie të prodhimtarisë, rritje të çmimeve, ulje të cilësisë ushqyese të produkteve dhe ndërprerje të linjave të furnizimit,” thotë Panmao Zhai, shkencëtar në Komisionin e OKB-së për klimën.

Shkencëtarët në Komisionin e OKB-së për klimën thonë se faktorët e shkaktuar nga njeriu kërcënojnë ekosistemet e brishta të planetit:

“Parashikohet një ndikim më i madh mbi tokën bujqësore si rezultat i mungesës së ujit, zjarreve dhe ndryshimeve në shtresën e ngrirë të dheut. Në brezat më të ngrohtë klimatikë mund të bjerë kapaciteti i tokës për thithjen e karbonit,” thotë zoti Panmao Zhai.

Anëtarët e komisionit bëjnë thirrje për përpjekje globale për të luftuar ndryshimet klimatike:

“Për të mbajtur ngrohjen globale deri në 1.5 apo 2 gradë duhet të eliminojmë gazin karbonik nga atmosfera. Toka luan një rol kritik në eliminin e këtij gazi,” thotë Jim Skea, shkencëtar në Komisionin e OKB-së për klimën.

“Bimësia dhe toka thithin 1/3 e gazeve karbonike që çlirohen nga djegia e karburantit dhe qymyrgurit si dhe nga aktiviteti industrial. Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës mund të përmirësojë sasinë e gazeve që thithin bimësia dhe toka, duke eliminuar nganjëherë efektet negative të ndryshimeve klimatike,” thotë Priyadarshi R. Shukla, shkencëtar, Komisioni i OKB për klimën.

Shkencëtarët thonë se këto efekte negative mund të zbuten duke reduktuar mbetjet ushqimore dhe me një bujqësi më dinamike:

“25-30 për qind e ushqimit shpërdorohet. Nëse reduktojmë humbjet ushqimore mund të ulim trysninë mbi tokën dhe të pakësojmë sasinë e gazeve karbonike. Po ashtu me një dietë më të balancuar mund t’u përshtatemi më mirë ndryshimeve klimatike,” thotë shkencëtari Skea.

Komisioni nuk dikton haptazi se çfarë duhet të hanë njerëzit, por rekomandon uljen e konsumit të mishit të gjedhëve duke shtuar konsumin e ushqimeve bimore si rrugëzgjidhje për të ulur deri në 15% brenda vitit 2050 sasinë e gazeve që çlirohet në atmosferë./VOA/

Share4Tweet

Postime të ngjajshme

OKB

OKB: Lufta në Ukrainë do të shkatërrojë shumë shtete të varfra!

Ambasada amerikane

Ambasada amerikane: UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij!

Kriza e Kombeve të Bashkuara (OKB)!

Kriza e Kombeve të Bashkuara (OKB)!

Ambasadori palestinez

Mediumi zviceran: Ambasadori palestinez në OKB deklaron se Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës!

OKB

Rifillon mbledhja e OKB-së, Gërvalla nuk e heq flamurin e Kosovës, Rusia pajtohet me dështimin!

OKB

Tensione në OKB: Rusia i kërkon Gërvallës ta heq flamurin shtetëror, kundërshton Britania, ndërpritet mbledhja!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.