
Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce është mbyllur pa fitues.
Galata dhe Fener janë ndarë në paqe, me rezultatin e barabartë 0:0, raporton lajmi.net.
Dy gjigantët e futbollit turk janë përballur në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Turqisë, për të ndarë pikët me njëra tjetrën.
Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili për fat të keq, nuk arriti të gjente rrugën e golit.
Me pikët e ndara nga derbi, Fenerbahce mban pozitën e dytë me 10 pikë në tabelë, kurse Galata qëndron në pozitën shtatë, me 8 pikë të grumbulluara, por të dy skuadrat kanë vetëm pesë ndeshje të luajtura./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post