Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Nuk duam që Edi Rama të na dojë si fëmijët e tij!

November 28, 2019
25
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Armend Shkullaku

Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalëm dorën për të treguar gjendjen katastrofike të shtetit shqiptar për t’iu përgjigjur si duhet një fatkeqësie natyrore të përmasave të tilla. Nuk ishte dhe nuk është koha për të prevaluar kritikat, por apeli për solidaritet, për unitet dhe për humanizëm.

Shkruan: Armend Shkullaku

Të gjithë vlerësuam ndihmën e çmuar që mbërriti nga shumë shtete, ku shkëlqeu ajo e trupave profesionale të Kosovës. Askush nuk zgjodhi të merrej me politikë, ndonëse ishte e paimagjinueshme që një qeveri që hedh qindra milionë euro për check- up e sterilizime, për PPP dhe ‘rilindje’ urbane, nuk kishte as pajisjet më elementare për të kompletuar trupat e saj të emergjencës civile. As aparatura termike, as kamera të thjeshta për të depërtuar në rrënoja, as qen të trajnuar për raste të tilla, madje as doreza gome për ata njerëz që bënë gjithçka për të shpëtuar çdo jetë njerëzore. Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë tani me të tilla analiza.

Ishte dhe është koha për të ndërtuar ndjenjën e bashkimit. Dhe këtë duhej ta bënte i pari kryeministri. Ai duhej të shtynte brenda vetes çdo ngacmim për të bërë politikë, qoftë edhe nëse ndihej i provokuar, duhej ta shmangte tërheqjen fatale që ka ndaj kamerave për të shpalosur deliret e tij, duhej ta kyçte protagonizmin dhe marrëzinë për të bërë propagandë në çdo kohë. Kryeministri do të duhej të ndërmerrte një akt të madh pajtimi duke thirrur një këshill apo tryezë të jashtëzakonshme, bashkë me presidentin e Republikës dhe drejtuesit e opozitës. Të bërit bashkë në fatkeqësi të tilla, është një mbështetje dhe siguri për ata mijëra njerëz që gjenden nën goditjen e fatkeqësisë.

Mirëpo Edi Rama nuk bëri asgjë nga këto. Ai nuk e la t’i ikë rasti, kur edhe në sfondin e rrënojave, zgjodhi fjalët për të shigjetuar kundërshtarët politikë apo për të justifikuar koncesionin e rrugës së kombit. Ai, me xhupin e kombëtares veshur, u kujdes të marrë rolin e protagonistit, duke shmangur madje edhe krijimin e një zyre të informimit të publikut. Dhe kulmin e mbërriti mbrëmjen e djeshme, (do ta kishte patur zili edhe Erjon Velija), kur pasi përzgjodhi sfondin e duhur dhe caktoi vendosjen e kamerave në terren, u shfaq si rastësisht përpara Sokol Ballës për të qëndruar gati 40 minuta live në prime time. Për të na treguar ndershmërinë dhe ndjeshmërinë e tij si kryeministër i shqiptarëve.

Pa asnjë respekt për ata dhjetëra gazetarë, që kanë mbi tre ditë që raportojnë live në kushte tepër të vështira, pa thënë asnjë fjalë falënderimi për ato media që po bëjnë punën që do duhej të bënte një zyrë shtypi e shtabit të emergjencave, pa kërkuar ndjesë për kaosin e raportimit zyrtar, që ende nuk di të thotë me saktësi sa persona janë të pagjetur dhe sa godina gjenden në rrezik, kryeministri kërcënoi se do ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për të mbyllur ekrane e portale që nuk i shkojnë pas fotove dhe pozave të tij të propagandës. I dehur nga pushteti, ai harroi madje se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore, nuk ia jep një fuqi të tillë.

Shqiptarët nga kryeministri i tyre, në këtë tragjedi që i ka goditur, nuk presin as demonstrimin e forcës së pushtetit të tij dhe as intervistat propagandistike. Ata duan të dinë si po organizohet strehimi, ushqimi dhe ndihma mjekësore për të prekurit nga tërmeti. Ku duhet t’i depozitojnë ndihmat apo paratë dhe kush është zyrtari përgjegjës për administrimin e tyre. Cilat janë vendet e ndihmës së parë, numrat e emergjencës dhe ekipet mjekësore pranë zonave të goditura. Ata duan të dinë se cili është plani për ndërtimin e banesave të reja dhe si do të veprohet që njerëzit të kenë sa më parë një vend ku të fusin kokën.

Mirëpo në vend të këtyre, kryeministri i ngushëlloi ‘i prekur’ se i do të gjithë ata njësoj si fëmijët e tij. Në fakt, e vetmja gjë që do dëshironim, është që kryeministri mos të na dojë si fëmijët e tij, por të na respektojë si qytetarë me taksat e të cilëve ka marrë obligimin të administrojë vendin. Në vend të dashurisë prindërore, të shfaqi përgjegjësinë të cilën ka marrë përsipër si kryeministër. Nuk e kemi votuar si baba, por si politikan që është i detyruar të zbatojë angazhimet që ka si pari i qeverisë.

Nuk ishte dhe nuk është koha për t’u marrë sot me Edi Ramën, por ai ka aftësinë e papërballueshme për të shkelmuar edhe mundësinë e një ringritje besimi, solidariteti e frymëzimi human që prodhojnë tragjedi të tilla. Të paktën për disa orë të kishte heshtur dhe të largohej nga kamerat. Shqiptarët sot kanë nevojë të ndjejnë njëri- tjetrin. /Lapsi.al

Share3Tweet

Related Posts

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025
Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.