Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.
NTV shkruan: LAJM I MINUTES TË FUNDIT: Një mjet shpërthyes i vendosur nën makinën e një oficeri policie të caktuar në mitingun e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Siiirt është vënë re në momentin e fundit. Bomba u shkatërrua nga ekipet e ekspertëve https://www.ntv.com.tr/turkiye/cumhurbaskani-erdoganin-mitingi-oncesi-bomba-alarmi,oVa77kshd02GvxLAIJ5wXQ.
Mediumi Sabah raporton se derisa Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, veturës së një polici që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të presidentit Erdogan, iu vendos një mjet shpërthyes.
Sipas këtij mediumi, një mjet shpërthyes u vendos nën makinën private të parkuar të oficerit të policisë.
Me zbulimin e eksplozivit, ekspertët e asgjësimit të bombave u drejtuan në vendngjarje duke shkatërruar në mënyrë të kontrolluar eksplozivin.