
Nisin gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për varrezë masive. (Afër Kishës Ortodokse, Kampusi i UP-së, ora 09:00)
Mbahet dita e dytë e Konventës së Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Mbahet Konferenca ndërkombëtare mbi trafikimin e fëmijëve. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Mbahet Simoziumi shkencorë “Folklori në Drenicë” . (Qendra e Kultures “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ora 10:00)
Mbahet konferenca përmbyllëse e projekti “Iniciativa Rurale për Qëndrueshmëri Ekonomike (RESI)”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 10:00)
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) do të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve – ShQNGL, mban takim në lidhje me vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)
Bëhet përurimi i objektit të ri shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit. (Lukinjë e Hasit, ora 11:00)
Mbahet takimi “Analiza e trendit 2019: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (International Business College Mitrovica – IBCM). (Rektorati i UP-së, ora 11:00)
Me rastin e Festave të Nëntorit, mbahet recital i lexuesve të Bibliotekës “Fan S. Noli”. (Biblioteka “Fan S. Noli” në Gjilan, ora 12:00)
Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezanton studimin rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel “Sirius”, 13:15)
Kolegji “Internacional School fo Pristina – ISP” mban programin festiv për nder të festave të Nëntorit. (ISP në lagjen “Marigona” në Prishtinë, ora 13:30)
Hapja zyrtare e Natës së Parë të Festivalit “RAPSODIA SHQIPTARE”. (Qendra e Kultures “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ora 16:00)
Hapet ekspozita Bienali i katërt i vizatimit. (Galeria e Arteve, Ferizaj, ora 18:00)
Me rastin e Festave të Nëntorit, mbahet koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj’t e Qytetit”. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 19:00)/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post