
Moti i keq me reshje shiu ka prekur pjesën më të madhe të vendit. Rrëshqitjet e gurëve në rrugën Burrel-Milot nga shiu i dendur ka penalizuar qarkullimin normal të mjeteve.
Gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës janë shoqëruar me rrëshqitje e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit.
Kjo është reflektuar edhe në bllokimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa aktualisht në aksin rrugor Burrel-Milot lëvizja bëhet vetëm në një sens.
Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në Lezhë dhe Krujë, ku reshjet e dendura të shiut rrezikojnë të përmbytin edhe shtëpi baninim. (n.m/BalkanWeb)
Discussion about this post