Teologu shqiptar, Mustafë Bajrami ka shkruar i tronditur për tragjedinë e kosovarëve në Kroaci, përcjell Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se jeta e kësaj bote është me shumë të papritura. Njeriu, sapo gëzohet e sapo tmerrohet.
“Ja çka është jeta e kësaj bote, sa e çuditshme është ajo: Dje u gëzuam papërmbajtshëm me fitoren e Distries në Tokio, sot nga Kroacia na vjen lajmi i hidhur mbi vdekjen tragjike të mërgimtarëve tanë, ka shkruar i pikëlluar Bajrami.
Duke përcjellë emocionet e tij në lidhje me rastin, teologu shqiptar ka thënë gjithashtu se: Mërgimtarët po vinin me gëzim të madh në atdhe. Për t’i gëzuar edhe familjarët e tyre. Të gjithë neve. Por i gjen vdekja e kobshme në rrugë dhe ua ndërpret gëzimin përgjithmonë.Allahu i mëshiroftë të vdekurit, familjarëve ngushëllime, e të lënduarve shërim sa më të shpejtë.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Dr. Bajramit në llogarinë e tij në Facebook:
Ja çka është jeta e kësaj bote, sa e çuditshme është ajo:
Dje u gëzuam papërmbajtshëm me fitoren e Distries në Tokio, sot nga Kroacia na vjen lajmi i hidhur mbi vdekjen tragjike të mërgimtarëve tanë.
Mërgimtarët po vinin me gëzim të madh në atdhe.
Për t’i gëzuar edhe familjarët e tyre. Të gjithë neve.
Por i gjen vdekja e kobshme në rrugë dhe ua ndërpret gëzimin përgjithmonë.Allahu i mëshiroftë të vdekurit, familjarëve ngushëllime, e të lënduarve shërim sa më të shpejtë…!/Gazeta Mejdani/