Muharrem Nitaj, i ka mbaruar studimet ne Universitetin e Prishtines, ne vitin 1983 dhe menjëherë ka filluar punë si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës, deri në mbylljen e tij në korrik të vitit 1990.

Prej vitit 1993, per 18 vjet radhazi ka qene gazetar dhe Drejtor i BBC në Kosovë dhe korrespondent i gjithë ngjarjeve të mëdha, duke përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë!
Për disa vjet ka qenë mësimdhënës në Fakultetin e Gazetarisë në AAB.
Në një mandat ka qenë Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Për disa vjet ka vepruar si publicist dhe opinionist i pavarur, duke përfshirë edhe formatin e parë televiziv me opinionistë të përhershëm.
Për një kohë të shkurtër ka qenë zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në lagjislaturën e fundit e deri në shpërbërjën e Kuvendit ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku e kryer edhe funksionin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Bujqësi, zhvillim rutal, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, si dhe të anëtarit të Komisionit për për Zhvillim Ekonomik.
Në AAK ka aderuar në vitin 2015, duke qenë për disa vjet këshilltar i Kryeministrit Haradinaj, Drejtor i marëdhënive me publikun dhe anëtar i Kryesisë Qendrore.
Aktualisht është Nënkryetar i AAK-së dhe kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të këtij viti.
Discussion about this post