Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, gjatë vizitës në Gjilan ka vizituar dhe ka inspektuar punimet e shkollës “Thimi Mitko”
Gjatë vizitës në këtë shkollë, ministri Kuçi, ka përgëzuar stafin e kësaj shkolle për punën.
“E para ju përgëzoj për punën e juaj dhe ju dëshiroj suksese në të ardhmen dhe ky projekt me eficiencën e energjisë është projekt i Qeverisë dhe është shumë i rëndësishëm që jo vetëm kjo shkollë, por shumë shkolla kanë përfituar prej këtij programi”, është shprehur ai.
Kuçi sërish ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votohen tri ligjet, që sipas tij janë në të mirë të fëmijëve.
Ndërsa Kryetari i komunës , Lutfi Haziri ka thënë se shpreson që në shtator nxënësit të kthehen në shkolla.
“Eficienca e energjisë kësaj shkolle i ka dhënë mundësi t’i kthejë kushtet më të mira. Shpresojmë që shtatori të fillojë me nxënës dhe ta tejkalojmë pandeminë”.
Drejtoresha e shkollës, Sevdije Sadiku, ka falënderuar ministrin Kuçi dhe kryetarin Haziri për mbështetjen