Milaim Sylejmani shquhet për vendosmëri dhe karakter të paluhatshëm. Kontributin e tij, në luftë si ushtar i UÇK-së për 15 muaj, pjesëmarrës në Betejën e Zhegocit të 15.04.199 dhe Betejën e 24.03.1999 te Tabet e Llapashticës në Llap. Pashtu edhe në paqe la kontribuar në fusha të ndryshme, dhe tani ka vendosur ta vijojë me angazhim në politikë. Koalicionit për Familjen i është bashkuar që në fillimet e para të iniciativës, duke hapëruar me guxim në rrugën e mbrojtjes së kauzës për familjen.
Ai është ekonomist i diplomuar në fushën e ndërmarrjes. Për pak kohë e ka ndjekur edhe shkollën ushtarake. Paslufte u është rikthyer sërish studimeve, duke përfunduar si Ekspert Ndërkombëtar në Ligjin e Prokurimit dhe në Menaxhim në UBT/ wifi Vien. Gradën Master e ka fituar në po të njëjtën fushë studimore dhe në po të njëjtin kolegj. Krahas këtyre arritjeve ai ka ndjekur edhe një mori trajnimesh, ndër të tjera edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Francë, duke u certifikuar për zotësitë e treguara. Ka ushtruar detyra të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe atë të drejtorit për planifikim dhe zhvillim në Komunën e Vitisë. Ai ka shërbyer edhe në TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës), në PTK (Posta dhe Telekomi i Kosovës), si edhe në ndërmarrje të tjera më pak të njohura.
Veç gjuhës shqipe, ai i zotëron edhe dy gjuhë të tjera, gjuhën angleze dhe serbokroate.
Sllatina e Vitisë është vendlindja e tij, ndërsa ka një kohë që jeton dhe vepron në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka pesë fëmijë.
Milaim Sylejmani në listën e kandidatëve të Koalicionit për Familjen mban nr 50-të.
#KoalicionipërFamiljen129
#milaimsylejmani50
#jepi_vlerë_familjs
Discussion about this post