Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Ekonomi

Mërgata kosovare e treta në botë për dërgimin e parave në vendin e origjinës!

11/18/2021
12
SHPERNDARJE
1.9k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Diaspora kosovare është renditur e treta në botë sa i përket dërgimit të parave në vendin e origjinës në vitin 2021.

Sipas vlerësimeve nga përmbledhja e Bankës Botërore për Migrimin dhe Zhvillimin, niveli i remitencave ka qenë 16.7 për qind e GDP-së.

Sipas tabelës së Bankës Qendrore, nga periudha janar – gusht gjithsej 860.4 milionë është vlera e dërgesave nga jashtë vendit për në Kosovë.

Në anën tjetër, përmbledhja e Bankës Botërore për Migrimin dhe Zhvillimin që u publikua sot thotë se remitecat drejt vendeve me të hyra të ulëta dhe të mesme pritet të jenë rritur për 7.1 për qind, duke kapur vlerën prej 587 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2021, shkruan Kallxo.com.

Sipas vlerësimeve të tyre, ky kthim në rritje është më i fuqishëm se vlerësimet më të hershme dhe vjen në vazhdën e reziliencës së flukseve në vitin 2020, kur remitancat ranë për vetëm 1.9 për qind, përkundër recesionit të rëndë global për shkak të COVID-19.

Tutje thonë se për të dytin vit radhazi flukset e remitencave drejt vendeve me të hyra të ulëta dhe të mesme (përjashtuar Kinën) pritet ta tejkalojnë shumën e investimeve të huaja direkte (IHD) dhe të ndihmës së huaj zhvillimore.

Kjo nënvizon rëndësinë e remitencave si mjet shpëtimi me rëndësi kritike, sepse ato mbështesin shpenzimet e amvisërive për artikuj esencialë, si ushqimi, shëndeti dhe arsimi, gjatë periudhave të vështirësive ekonomike në vendet e origjinës së migrantëve.

“Flukset e remitencave nga emigrantët u janë shtuar bindshëm programeve për transfere të parave të gatshme të zbatuara nga qeveritë si mbështetje për amvisëritë që vuajnë nga vështirësitë ekonomike gjatë krizës së COVID-19. Lehtësimi i fluksit të remitencave për sigurimin e ndihmës për buxhetet e rënduara të amvisërive duhet të jetë komponent kyç i politikave të qeverive për mbështetjen e rimëkëmbjes globale nga pandemia”, u shpreh Michal Rutkowski, drejtori global i Bankës Botërore për Mbrojtjen Sociale dhe Vendet e Punës.

Faktorët që kontribuojnë në rritjen e fortë të remitencave janë vendosmëria e migrantëve për t’i mbështetur familjet e tyre në kohë nevoje, ndihma e siguruar nga stimujt fiskalë dhe programet për mbështetje të punësimit të zbatuara në vendet e destinacionit, të cilat e kanë mbështetur aktivitetin ekonomik.

Remitencat shënuan rritje të fortë në shumicën e rajoneve.

Ato pritet të vazhdojnë të rriten për 2.6 për qind në vitin 2022 në përputhje me parashikimet makroekonomike.

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Trusti

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

burim-piraj

Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

Fehmi-Mehmeti

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi!

Flamuri-i-Kosoves

Pas dështimit total në diplomacinë ekonomike, kërkohet emërimi i atasheve ekonomik!

UÇK

Statistikë/ Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension të veteranëve!

Qeveria-e-Kosoves-mbledhje

Qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.