Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Mbi 200 banorë të Durrësit vijnë në Kosovë, tregojnë përjetimet e tyre pas tërmetit!

November 27, 2019
9
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Tërmeti i ditës së djeshme, i cili ishte me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, la të vdekur mbi 20 persona, qindra persona të lënduar e shtëpi të shkatërruara plotësisht, kurse deri tani nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur rreth 200 persona.

Afro 50 qytetarë nga Durrësi, janë vendosur në hotelin Ora në Prishtinë.

Kjo ndodhi pas një postimi që bëri pronari i këtij hoteli, i cili hapi dyert e hotelit të tij për familjet e prekura nga tërmeti.

Në mesin e qytetarëve të ardhur nga Shqipëria, është edhe Franc Caushi i cili me bashkëshorten e tij janë duke qëndruar në Prishtinë.

Për Telegrafin ai rrëfeu për ditën kur ndodhi tërmeti.

“Tërmeti ra në 02:55  të mëngjesit, dëgjuam zhurma dhe menjëherë dolëm poshtë, kush mundi doli e kush nuk mundi doli pasi pushoj tërmeti. Na strehuan në stadiumin me çadra, e pamë në lajme që u rrëzuan vila, u rrëzuan pallatet. Vila përballë nesh ka rënë me shtatë persona, na strehoi shteti ndërsa erdhën autobusët nga Kosova dhe ofruan ndihma, dhe na thanë së kush do të shkojë në Kosovë deri sa të stabilizohet gjendja dhe të rregullohen shtëpitë. Tërmet më të fuqishëm mosha ime nuk mban mend, para se të lindja unë kanë thënë se ka rënë një tërmet i fuqishëm – siç thonë ai ka rënë në vitin 1920. Dhe thonë se ky tërmet përsëritet një herë në 100 vjet. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka rënë në brezin tim. Ra edhe në 21 shtator, por nuk ishte kaq shumë i fortë sa ky, sa të shkatërrojë gjithçka. Në pallatin tim kanë dalur të gjithë jashtë, muret janë shembur – mirëpo i kanë mbajtur shtyllat. Ndërsa pallati përballë u rrëzua komplet”, ka thënë ai.

Caushi tha për Telegrafin se ndërtesat të cilat janë ndërtuar pas viteve të 90-ta janë shkatërruar, ndërsa ndërtimet e vjetra i kanë rezistuar dridhjeve të tokës.

Franc Caushi banor i Durrësit

Gjithashtu, ai u shpreh shumë i kënaqur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

“Jam shumë i kënaqur me mikpritjen që po na bëhet në Kosovë. Na dhanë ushqim e të gjitha, jam shumë i kënaqur. Të gjithë qytetarët jemi të kënaqur që kemi ardhur në Kosovë. Na kanë pritë shumë mirë’, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe bashkëshortja e Franc Caushit, Ediola Koçllari tha se nuk mban mend të këtë ndodhur një tërmet më i fuqishëm se ai i të martës, 26 nëntor.

“Tërmeti ndodhi në orën 02:55, dhe jemi tronditur shumë. Ishte shumë i fortë dhe na është mbyllur edhe dera, dhe pastaj thamë se na zuri brenda. Jemi shumë të frikësuar. Ka ndodhur edhe në 21 shtator, por ky ishte shumë i tmerrshëm. Kur na u mbyll dera, na ndihmuan nga jashtë, u bllokua komplet dhe ne thamë se vetëm Zoti e di se çfarë do bëhet. Na ndihmuan fqinjët dhe me forcë e hapën derën. Ka pasur shembje të pallatit. Nuk mbaj mend një tërmet më të fuqishëm se ky. Ne jemi shumë të kënaqur që jemi në Kosovë. Atë natë të gjithë kanë qenë të tmerruar. Prindërit e mi janë tmerruar dhe motra ime ka qenë mbrëmë në urgjencë”, ka rrëfyer ajo për Telegrafin.

Ediola Koçllari banore e Durrësit

Për Telegrafin ka folur edhe një banore tjetër e Durrësit, Eduarta Kurti. Ajo është dukë qëndruar bashkë më bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

“Ishte ora afër 03:00 të mëngjesit kur ra tërmeti i parë, që nuk ishte shumë i fortë. Unë e ndjeva sepse isha zgjuar në ato momente, dhe e zgjova edhe burrin dhe i thashë zgjohu së po bëhet tërmet. U zgjuam dhe morëm kalamajtë dhe shkuam në katin e parë, në momentin që mbërritëm të dera u ndal tërmeti dhe u shtrim prapë. Ne gabuam që u shtrimë, pas 50 minutave ra tërmeti shumë i fortë, burri u zgjua dhe mori djalin e vogël dhe fëmijët tjerë dhe dolëm jashtë. Në momentin që dolëm jashtë u fikën dritat. Dhe kemi shkuar në stadiumin e Durrësit, pastaj na ftuan në një lokal sepse ishte shumë ftohtë për fëmijët. Shtëpia është dëmtuar dhe kemi frikë të hyjmë brenda shtëpisë. Shumë shtëpi janë dëmtuar, nuk ka pasur viktima aty afër neve”, ka thënë ajo.

Eduarta Kurti banore e Durrësit

Tutje ajo foli për udhëtimin e saj drejt Kosovës.

“Ne vendosëm që të vijmë në Kosovë, jam me burrin dhe fëmijët. Udhëtimi drejt Kosovës ka shkuar mirë, dhe jemi shumë të kënaqur me mikpritjen që po na bëhet. Mjafton të jemi të qetë, nuk mbaj mend një tërmet më të fuqishëm se ky. Tërmeti i shatorit nuk ishte kaq i fortë. Ne ishim të tmerruar, atë natë… nuk di ta përshkruaj atë natë”, rrëfeu ajo.

Në anën tjetër, pronari i hotelit Ora, Abdullah Çaushi foli  për akomodimin që iu ka bërë rreth 50 personave nga Shqipëria.

“Gjatë ditës i kemi parë ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri përmes mediave, dhe në mbrëmje shpreha interesim më i akomodu disa familje në hotel, dhe e bëra një postim në Facebook, ku shpreha dëshirën me iu ndihmu disa familjeve. Pas 15 minutash mu lajmëruan Plisat, dhe më thanë se janë duke ardhur nga Shqipëria dhe me thanë a mundësh me i akomodu sonte dhe unë thash po – përveç hotelit unë mundem t’i akomodoj edhe në shtëpi. Dhe më pas me thanë se në Prishtinë do te jemi në ora 02:00 ose 03:00, pastaj i prita. Në ora 03:00 filluan të vijnë në hotel disa makina, qytetarë të Kosovës dhe thanë se ne kemi ardhur me i marr qytetarët e Shqipërisë dhe unë thash jo, ata sonte janë mysafirë të mi. Përafërsisht numri i tyre është afro 50”, tha ai.

Abdullah Çaushi pronar i hotelit Ora në Prishtinë

Ai bëri te ditur se mund të strehojnë edhe qytetarë tjerë.

“Ne nuk mundem të ua kthejmë atë se çfarë kanë bërë në vitin 1999. Jo 50, por 500 mijë t’i pranojmë nuk është asgjë”, pohoi ai.

Ndryshe, përveç institucioneve të Kosovës, qytetarët  janë duke ndihmuar në forma të ndryshme banorët në Shqipëri.

Në pothuajse çdo komunë të Kosovës, janë ngritur tenda ku qytetarët po dërgojnë ushqim e veshmbathje për familjet në Shqipëri dhe transportimi i këtyre ndihmave po bëhet në mënyrë vullnetare. /Gazeta Mejdani/

Share9Tweet

Related Posts

Një tërmet u fuqishëm e godet Malin e Zi!

June 26, 2021

Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, panik i madh e frikë nga tsunami!

March 4, 2021

Trondit krimineli Sheshel: Ushtria serbe të futet në Kosovë!

November 23, 2020

Sulmet terroriste në Evropë, po Kosova sa është e rrezikuar?

November 8, 2020

Cunam pas tërmetit në Turqi, jepet alarmi në Mesdhe, uji i detit po depërton nëpër qytete!

October 30, 2020

Thaçi uron Erdoganin: Kosova është krenare që feston me Turqinë!

October 29, 2020

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.